×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti GAP: Qeverisja Hamza në Mitrovicë nga 123 premtime i ka realizuar 69 prej tyre

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Sot është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”, në të cilin raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet komunale.

    Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se bazuar në “Letërnjoftimin e Komunave”, nga 123 premtime 69 prej tyre janë realizuar. 15 janë në gjysmë të përmbushjes dhe 30 të tjera kanë filluar të realizohen.

    “Qeverisja jonë ka dalë kampione në numrin e premtimeve të realizuara për tri vitet e para të mandatit. Nga 123 premtime 69 i kemi përfunduar, 15 janë në gjysmë të përmbushjes dhe 30 të tjera kanë filluar të realizohen. Vetëm 9 premtime nuk kanë filluar ende”, ka thënë Tahiri.

    “Letërnjoftimi i Komunave“ nga Instituti GAP

    Tahiri ka thënë se kanë punuar që nga dita e parë që t’i përmbushin premtimet.

    “Na mbetet edhe një vit qeverisje për të përfunduar edhe projektet që janë në proces, për të përmbyllur kështu një mandat me shumë punë të kryera”, ka thënë tutje ai.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendit të saj...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare. Kështu së paku...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një diskutim në Council on Foreign Relations, në New York. Në...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimanzin “Bedri...
    Lajme27 Shtator 2024
    Për shkak se Instituti i Psikiatrisë Forenzike nuk ka arritur ta përfundojë ekzaminimin psikiatrik për të akuzuarin Leotrim Selimi, është anuluar seanca...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar pajisje të specializuara si donacion nga UNDP-i, të cilat thanë se do të përdoren...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova është shteti më demokratik në rajon dhe kampione kur vjen fjala për sundim të ligjit. Kështu u shpreh presidentja Vjosa Osmani...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara thanë se dy shtete afrikane duhet të bëhen anëtare të përhershme...
    Sport27 Shtator 2024
    Llapi e ka mposhtur bindshëm Suharekën në ndeshjen e Javës së shtatë të Superligës së Kosovës. Rezultati në takimin e zhvilluar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.