[wp-story]

Bota/Rajoni

Instalohen 30 sizmografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit

Instalohen 30 sizmografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit
17:52 | 16 Dhjetor 2019

Instalohen sot 30 sizmografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit për të kuptuar shkaqet e tërmeti të 26 nëntorit.

Ambasada e Gjermanisë në Tirane shprehet se “për të kuptuar më mirë shkaqet e tërmeteve të fundit në Shqipëri, Qendra për Studime Gjeologjike në Potsdam në bashkëpunim me studiues gjeologë shqiptarë ka instaluar 30 sizmografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit”.

“Ata do të shënojnë edhe lëvizjet më të vogla deri në fund të shkurtit duke u krijuar mundësi gjeologëve të të shohin brenda lëvizjeve nën sipërfaqe”, shprehet ambasada. Po ashtu thuhet se “kontaktet me Institutin Gjerman në Potsdam dhe IGJEUM-it ekzistojnë prej vitit 2012 – në kohë të vështira si ato aktualet ne ndihmojmë njëri-tjetrin!”/atsh

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera