×
  • Kronika
  • Kronika

    Inspektorati Policor rekomandon suspendimin e shtatë zyrtarëve të Policisë së Kosovës

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    nspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar që të suspendohen shtatë zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

    IPK ka filluar procedurën hetimore në muajin shtator të këtij viti ndaj të dyshuarve (zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës – Stacioni Policor i Gjakovës).

    Hetimi fillimisht kishte filluar me dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” lidhur me një incident që kishte ndodhur më 13 shtator 2020.
    IPK ka qenë duke e hetuar në këtë rast rrethanat e përdorimit të armës së zjarrit nga një zyrtar policor me dyshimin se me rastin e gjuajtjes me armë zjarri ndaj një motoçiklisti në lëvizje (person i dyshuar) janë tejkaluar autorizimet e tij për përdorimin e armës zyrtare.

    Sidoqoftë, gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit e IPK-së kanë zbuluar prova shtesë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autorizimeve zyrtare edhe nga disa zyrtarë policorë (fshehje e dëshmive dhe informacioneve lidhur me rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm).

    Duke ju referuar autorizimeve ligjore të IPK-së, në interes të procedurës hetimore, IPK ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e shtatë punonjësve të Policisë së Kosovës si të dyshuar në këtë rast ( një major – U.D komandanti i stacionit policor të Gjakovës, një toger policor, katër zyrtarë policorë dhe një pjesëtar i stafit civil të PK-së).

    Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës sot ka thirrur konferencë për media në ora 14:00. Gazeta Nacionale ka mësuar se në këtë konferencë partisë...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin i Serbisë, Aleksandar...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka kujtuar me emocion 12-vjetorin e shpalljes së tij të pafajshëm nga Gjykata...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Sipas Ramush Haradinaj, në rast se në pushtet vjen Qeveria Kurti 3, Kosovës i rrezikohet ekzistenca e saj. Ai tha se me...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Deputeti Haki Abazi për FrontOnline, ka deklaruar se nuk mund të japë informacione lidhur me aludimet se mund të kalojë në partinë...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.