×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati Policor i Kosovës arreston tre të dyshuar për lëndim të lehtë trupor, në mesin e tyre edhe një polic

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, ka njoftuar se kanë arrestuar sot tre të dyshuar (një zyrtar policor, një zyrtar të shërbimit korrektues dhe një qytetar) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”në bashkëkryerje.

    Në njoftim thuhet se hetuesit kishin pranuar informacione për këtë rast përmes një ankese të adresuar në Inspektoratin Policor lidhur me dyshimin së një zyrtar policor, një zyrtar i shërbimit korrektues dhe një qytetar kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor duke ju referuar një incidenti që kishte ndodhur më 5 tetor 2020 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

    Lidhur me këtë incident ishte hapur rast edhe në Policinë e Kosovës i cili pastaj bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së i ishte dorëzuar hetuesve të IPK-së.

    “Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur rastit duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe tre të dyshuarve në këtë rast me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftim.

    Më tej në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Berlin, bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Përfaqësues Alternativ i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, është takuar  më 22 prill...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Vip25 Prill 2024
    Seriali vendor “Çka ka shpija” po vazhdon të jetë një serial shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Në këtë serial luajnë shumë...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.