×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Inspektorati kthen mbi 34 mijë litra vajra motorike jo-cilësore në Serbi e vende tjera

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndaluar mbi 34 mijë litra vajra motorike jo-cilësore dhe i ka kthyer në vendin e origjinës.

    Këto vajra që nuk janë lejuar të hyjnë në tregun e Kosovës kryesisht vinin nga Serbia, ndërkaq një pjesë tjetër nga Turqia dhe vende tjera.

    Përmes një komunikatë për medie, nga MINT kanë bërë të ditur se Inspektorati i Tregut në zbatim të Vendimit të Ministres së MINT për vajrat motorike, kanë marrë mostra të vajrave motorike në terminalet doganore dhe në tregun e brendshëm dhe të njëjtat janë testuar në laboratorët e akredituar.

    “Në bazë të raporteve të testimit të mostrave të marra në terminalet doganore ka rezultuar që 34.600.00 L (tridhjetë e katërmijë e gjashtëqind litra), vajra motorike (me brende të ndryshme), janë në kundërshtim me Vendimin e MINT, prandaj të njejtat janë kthyer në vendin e origjinës. Vajrat Motorike të cilat nuk janë lejuar të vendosen në tregun e brendshëm janë kryesisht me origjinë nga Serbia dhe pjesa tjetër nga Turqia dhe vendet e tjera”, thuhet në komunikatë.

    Sipas komunikatës, Inspektorati i Tregut gjithashtu gjatë kontrollimit në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, ka sekuestruar 2,270.00 L (dymijë e dyqind e shtatëdhjetë litra), vajra motorike të cilat janë vendosur në treg pa dokumentacion mbi prejardhje/origjinë, si dhe në rastet kur vajrat motorike janë testuar në laboratori dhe me këtë rast ka rezultuar që ka mospërputhje të përbërjes dhe sasisë të deklaruar në etiketën e produktit.

    “E ritheksojmë që procesi i marrjes së mostrave, testimit dhe verifikimit në laborator të akredituar është pa asnjë kosto  financiare për bizneset. MINT respektivisht Inspektorati i Tregut garanton konsumatorët dhe bizneset e përgjegjshme që nuk do të lejohen të qarkullojnë në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, asnjë produkt që nuk i plotëson kërkesat ligjore, e gjithë kjo në interes të mbrojtjes së konsumatorit, vendosjes së produkteve cilësore në treg si dhe mbrojtjes së konkurrencës së drejtë në treg”, thuhet në komunikatë. /FrontOnline

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka treguar aftësi edhe si fermer shumë i mirë. Ai së fundi është bërë pjesë e “Ferma...
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.