×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati flet për 6 punëtorë të vde’kur sivjet në vendet e punës, Sindikata për 12

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Një punëtor i moshës 25 vjeçare, të dielën ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës, pasi është goditur nga një profil metali i cili i ra në kokë nga një objekt ku ishte duke punuar në Prizren.

    E ky nuk është rasti i vetëm që përfundoi me fatalitet, janë edhe 5 person të tjerë që vetëm nga janari i këtij viti e deri më sot që humbën jetën në krye të detyrës, sipas Inspektoratit të Punës, ndërsa sipas Sindikatës së Sektorit Privat, rasti i fundit shënon numrin e 8 vdekjeve tragjike në vendin e punës.

    Kryeinspektori i Punës: 6 persona gjetën vdekjen në punë, janë ulur rastet nga viti i kaluar

    Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ka folur për “Front Online” lidhur me rastet e vdekjes të punëtorëve.

    “Deri me tani për vitin 2024 janë evidentuar 6 raste me fatalitet në vendin e punës”, deklaroi Nikçi.

    Nikçi vlerëson se ndryshe nga viti 2023, këtë vit ka ulje të rasteve me fatalitet në vendin e punës.

    “Për periudhën Janar-Qershor 2024 për herë të parë kemi patur zero (0) raste me fatalitet në vendin e punës. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku kishim 9 raste të vdekjeve. Kemi ulje të rasteve me fatalitet në vendet e punës”, tregoi Nikçi.

    Në sektorin e ndërtimtarisë më së shumti raste u regjistruan me fatalitet.

    “Sektori në të cilin rastet me fatalitet regjistrohen më së shumti është sektori i ndërtimtarisë”, bëri të ditur ai.

    Sipas Nikçit, si pasojë e gjobave në sektorin e ndërtimtarisë, ka rënie të numrit të rasteve me fatalitet.

    “Inspektorati i Punës vazhdimisht bën kontrolle të përditshme në sektorin e ndërtimtarisë dhe vazhdimisht shqipton gjoba për subjektet që shkelin legjislacionin në fuqi, dhe si rezultat i kësaj këtë vit kemi rënie të rasteve me fatalitet në vendet e punës”.

    Numri i inspektimeve për sigurinë në vendin e punës këtë vit kalon 10 mijëshen, thotë Nikçi.

    “IQP me qëllimin e mbikëqyrjes së të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës si dhe siguria në punë ka dyfishuar numrin e inspektorëve të punës, ka trefishuar numrin i inspektimeve ku këtë vit 2024 numri në total i inspektimeve do të kaloj mbi 10,000 inspektime”, deklaroi ai.

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat: 12 vdekje sivjet në vendin e punës, Inspektorati e Qeveria s’po punojnë

    Ndryshe nga shifrat e Inspektoratit të Punës për vdekjet në vendin e punës, nga Sindikata e Sektorit Privat deklarojnë ndryshe.

    Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi tregon për “Front Online” se gjatë 2024 janë regjistruar 8 raste me fatalitet në vendin e punës.

    “Në vitin 2024 deri më tani kemi 12 raste të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës duke përfshirë edhe vdekjen e fundit të 25 vjeçarit”, u shpreh Azemi.

    Azemi tregon se punëtorët s’kanë kushte minimale për të punuar.

    “Kushtet e rënda i kanë punëtorët, askush nuk mbanë përgjegjësi për ta përveç ata për vete, nuk janë krijuar kushtet as minimale që ta respektojmë ligjin mbi sigurinë dhe shëndetin në punë. Veç nëse e ruajnë vetën se Institucionet nuk po bëjnë asgjë”, deklaroi ai.

    Tutje, Azemi vlerëson se fajtori kryesor për humbjen e jetëve të punëtorëve janë pronarët e kompanisë.

    Ai ka kritikuar Qeverinë dhe Inspektoratin e Punës për mos punën e tyre.

    “Fajtori kryesor është pronari i kompanisë, kur punëtori hynë në kantier nuk duhet lejuar të hyjë pa pajisje. Çdo kompani e ka për obligim që ta ketë një punëtor për çështje të sigurisë dhe shëndetit të punës që e mbikëqyr këtë kompani dhe ai duhet të jetë përgjegjës. Inspektorati i Punës nuk është duke kryer punën e vetë dhe as Qeveri”, tha ai.

    Në Kosovë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve punojnë pa sigurim shëndetësor dhe sigurim jetësor./FrontOnline

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një mesazh në profilin e tij në Facebook, ku ka bërë...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Eksperti i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, ka komentuar sulmin me granatë ndaj Komunës së Zveçanit, duke theksuar se ky...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës po mbanë mbledhjen e 248-të të radhës me tri pika të rendit të ditës dhe atë miratimin e...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Lista serbe po përgatitet të merr pjesë në zgjedhjet e Kosovës më 9 shkurt. Nga 120 vende parlamentare, 10 janë të rezervuara...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Sot bëhet një vit nga vrasja e Liridona Ademajt. Ajo u vra në lagjen “Bërnicë” të Prishtinës, dhe si i dyshuari kryesor...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, raporton FrontOnline. Lajmin për FrontOnline e ka konfirumuar Agim Gashi nga...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ndërtesa e komunës së Zveçanit është sulmuar me granatë dore, mbrëmë pas mesnate. Përvec policisë, rastin e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Liderja e opozitës serbe, Marinika Tepiq, publikoi një aurdio-regjistrim për të cilin thotë se dëshmon që nënkryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Damir...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ndryshe nga shifrat e Inspektoratit të Punës për vdekjet në vendin e punës, nga Sindikata e Sektorit Privat deklarojnë ndryshe. Kryetari i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.