[wp-story]

Lajme

Inspektohet rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë, këto lagje mbesin pa ujë

Inspektohet rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë, këto lagje mbesin pa ujë
16:42 | 20 Gusht 2019

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, kanë njoftuar se janë duke inspektuar linjën teknike duke filluar nga lagjja “Arbëria”, e deri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Ky inspektim po realizohet në dyshimin e bazuar se ka dëmtime nga palët e treta, për të cilat sipas tyre, ujësjellësi nuk është informuar me kohë, andaj edhe ende nuk dihen saktësisht shkaqet e defekteve në rrjet, raporton Front Online.

Që nga orët e hershme të ditës së sotme, pa ujë kanë mbetur katet e larta të ndërtesave të reja në njërën pjesë të lagjes “Arbëria” dhe asaj “Dardania”.

Ujësjellësi rajonal “Prishtina”, ka deklaruar se kërkon mirëkuptim nga konsumatorët, derisa të detektohet saktësisht rrjeti. / Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera