×
  • Lajme
  • Lajme

    “Inicimi për shkarkim shkon në favor të Vjosa Osmanit”

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dje (20 qershor, 2020) përmes një letre dërguar Këshillit të Përgjithshëm, ka propozuar që Vjosa Osmani të shkarkohet nga pozita e nënkryetares së këtij subjekti politik.

    Pas procesit të votimit online, LDK ka dalë me një njoftim ku ka treguar se nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.

    Lexo Edhe:
    Kundërshtuan Partinë Konservatore të Britanisë, Johnson kishte përjashtuar 21 anëtarë që kishin poste të larta në qeveri
    Mirëpo sipas publicistit Nexhmedin Spahiu, ky inicim për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese të LDK-së, definitivisht do ta dëmtojë vet subjektin politik.

    Për klankosova.tv, ai thekson se rezultati i votimit për shkarkimin e Osmanit është dështim i Mustafës dhe se ajo tashmë është kandidate serioze për zgjedhjet e brendshme të LDK-së për ta drejtuar partinë.

    “Votimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese të LDK-së është një luftë e brendshme politike brenda këtij subjekti politik. Ajo në bazë të cilës LDK-së i ka shtuar më së shumti vota – nuk i jepet mandati për kryeministre – plus edhe shkarkohet”.

    “Në fakt rezultati i votimit nuk tregon që ajo është një figurë përçarëse, por që ajo ka një peshë bajagi të madhe në LDK”.

    “Nga 123 vota në Këshillin e Përgjithshëm drejtues të LDK-së, vetëm 70 ishin për shkarkimin e saj: që do të thotë që ky inicim për shkarkim ka qenë një dështim i Isa Mustafës duke marrë parasysh që ai në fakt drejton Qeverinë e Kosovës sepse e ka zgjedhur njeriun e vet aty – Avdullah Hotin”.

    “Nga rezultati i votimit del se Vjosa Osmani ka një autoritet jo vetëm në mesin e anëtarësisë së gjerë të LDK-së dhe simpatizantëve të saj që është dëshmuar në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe në organin e LDK-së më të lartë drejtues”.

    Sipas profesorit Spahiu, ndarje të partisë nuk do të ketë, por kjo bën që në zgjedhjet e ardhshme, Osmani me qenë kandidate serioze për kreun e partisë.

    “Mendoj që ajo tashmë ka përkrahje të mjaftueshme për me qenë kandidate për kryetare të partisë, kështu që ky inicim për shkarkim shkon në favor të saj”.

    Ai konsideron që në këtë rast, votat kundër, abstenimi dhe mospjesëmarrja në votim e kanë të njëjtën vlerë – mospërkrahjen për shkarkimin e Vjosa Osmanit.

    “Mustafa në këtë moment është në kulmin e fuqisë së tij politike sepse drejton Qeverinë, ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të dialogut me Serbinë, është kryetar i LDK-së; megjithatë nuk ka arritur t’i sigurojë më shumë se 57 për-qind të votave për shkarkimin e rivales së tij”.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja vlerëson se rreziku në veri ende nuk ka kaluar. Ai thotë se integriteti territorial i Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Vetura me targa serbe me akronime të qyteteve të Kosovës qarkullojnë ende nëpër rrugët e veriut. Targa të tilla ilegale janë parë...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Analisti politik dhe avokati, Azem Vlasi, i hedh poshtë pretendimet nga Serbia se Milan Radoiçiq, i cili pranoi organizimin e sulmit terrorist...
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, veri të Kosovës, më 24 shtator, ka...
    Lajme04 Tetor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir. Atë e ka njoftuar për...
    Lajme04 Tetor 2023
    Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi i cili ishte organizatori i sulmit në Banjskë të Zveçanit dje u arrestuar nga shtetit serb....
    Lajme04 Tetor 2023
    Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk i posedojnë liderët e Kosovës....
    Sport04 Tetor 2023
    Zyrtari i VAR-it, Darren England, nuk do të ndajë drejtësinë në asnjë ndeshje të Liverpoolit për pjesën tjetër të sezonit pas përfshirjes...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.