×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Inflacioni në Kosovë 11.2%, ekonomistët kërkojnë reagimin e Qeverisë përmes disa masave

    FrontOnline
    12 Maj 2022

    Inflacioni nuk po di të ndalet në Kosovë.

    Ai ka arritur në 11.2 % në muajin prill të këtij viti, krahasuar me normën vjetore e inflacionit e matur në muajin prill të vitit të kaluar, 2021, raporton “Front Online”.

    Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Në mënyrë që të frenohet rritja e çmimeve në vend, ekonomistët po i propozojnë Qeverisë ndërmarrjen e disa masave.

    “Hapat që do të duhej t`i merrte qeveria në kohën kur po flasim me qenë ne koorodinim me bizneset duke gjetur gjuhë të përbashkët që me u ulë marzha e fitimit tek bizneset njëherit duke i përkrahur qeveria me qëllim që prduktet e konsumit, derivatet dhe energjia elektrike të jenë më të përballueshme për qytetarë, ndërsa në afat të gjatë subvencionimi i prodhimit vendor me qëllim që të mbulohet tregu vendor”, u shpreh ekonomisti Mustafë Kadriaj për “Front Online”.

    Ekonomisti Imer Raçi jep rekomandime të tjera që sipas tij do të ndikonin në mosrritjen e çmimeve.

    “Qeveria duhet të menaxhojë rritjen e çmimeve përmes Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, më i përcjell çmimet, a po ka rritje të kostove të produkteve apo vetëm po rritet çmimi pa u rrit kostoja fare. Në rast se ndodh e para, pra ka rritje të çmimeve në nivel global, Qeveria duhet të ndërhyjë me politika fiskale, me i stimulu produktet elementare me ua heq TVSH-në. Pagën minimale me rrit sa rrit inflacioni dhe po ashtu me i rrit pagat e tjera sipas rritjes ekonomike”, theksoi Raçi për “Front Online”.

    Shkuarja e inflacionit në 11.2 % kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it:

    bukë dhe drithëra (24.3%); mish (13.5%); qumësht, djathë dhe vezë (21.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (51.3%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (15.9%); prodhime të ndryshme ushqimore, si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (11.6%); kafe, çaj dhe kakao (13.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.9%); duhan (4.8%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (8.2%); energji elektrike (17.6% – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19 Nr. 07/L-016 neni 15).

    Shtrenjtim është vërejtur edhe tek gazi (42.2%); lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (22.0%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (38.8%), raporton “Front Online”.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Në takim u fol për zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së...
    Ekonomi17 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...
    Lajme18 Prill 2024
    Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Moranës. Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare...
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.