Ekonomi

Inflacioni në dhjetor të 2021-s në Kosovë shkoi në 6.7 %

Inflacioni në dhjetor të 2021-s në Kosovë shkoi në 6.7 %
15:34 | 12 Janar 2022

Inflacioni në Kosovë arriti në 6,7 % në dhjetor të vitit të kaluar 2021.

Ky rezultat u nxor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës kur u bë krahasimi i çmimeve të kësaj periudhe me atë të periudhës tjetër të njëjtë, 2020.

Ngritja e çmimit u shënua tek buka dhe drithërat (14,4%).

Rritje u vërejt edhe tek mishi (6,2%), qumështi, djathi dhe vezët 6,8%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (32,7%), perimet (11,5%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (9,4%).

Vlera iu hypi edhe produkteve tjera:

Kafja, çaji dhe kakao u shtrenjtuan për  (10,7%), uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,3%), pijet alkoolike (3,2%), duhani (5,8%) dhe këpucët (3,4%).

Si për mësysh rënie e çmimeve u vërejt te nëngrupi i COICOP-it: pemët (-3,5%), me një ndikim prej -0,1 për qind në IHÇK-it

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera