×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierja e infektuar me COVID-19 sillet nëpër Vushtrri, gjobitet 1 mijë euro

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Para një jave një infermiere nga qyteti i Vushtrrisë është konfirmuar pozitive me Covid-19. IKSHPK-ja i ka rekomanduar asaj që të qëndrojë në vetizolim shtëpiak për së paku 17 ditë deri sa të ritestohet për praninë e koronavirusit në trupin e saj, shkruan Express.

    Por, rekomandimet e IKSHPK-së, kjo zonjë siç duket i ka thyer 7 ditë pasi është izoluar. Ajo dje, më datë 6 korrik ka dalë në qytetin e Vushtrisë për të bërë shoping. E kjo është është vërejtur nga Inspektoriati i komunës së Vushtrrisë. Zonja në fjalë do të gjobitet një mijë euro nga Inspketoriati i komunës për mos-përfillje të rregullave të vetizolimit në kohë pandemie.

    Lajmin se kjo infermiere pozitive me Covid-19 ka dalë nga shtëpia e ka konfirmuar për Express drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti.

    “ Infermierja është punëtore në emergjencën e spitalit dhe ka rezultuar pozitive me COVID-19. Qe një javë është në vetizolim. Dje ka qenë në qytet, pra pas 7 ditëve.”, ka thënë Ajeti.

    “Ajo do të marrë gjobë nga Inspektorati i komunës”

    E për këtë çështje është shkruar edhe në raportin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se infermierja është takuar rreth orës 19:40, në rrugën “Ismail Qemajli”, në Vushtrri./kp/

    Në konsultim me prokurorinë ndaj të dyshuarës është iniciuar procedurë penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK.

    E nga mbrëmë, prej orës 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit është ndaluar qarkullimi për qytetarët e Vushtrrisë.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Pasditen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali. Rasti ka ndodhur rreth orës...
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.