×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Tolaj: Pandemisë po i shihet fundit, s’do ketë valë të tretë infektimesh

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se jemi në vlugun e valës së dytë të pandemisë COVID 19, e cila po tregohet rezistence pavarësisht masave të marra nga autoritetet.

    Në një shkrim Tolaj thotë se ka kohë që nuk ka shkruar për pandeminë, mirëpo shton se parashikimet e tij për pandeminë kanë dalë të vërteta.

    “Ka kohë që nuk kam shkruar për pandeminë Covid-19. Parashikimet të cilat i kisha dhënë që nga fillimi për ecurinë e pandemisë dolën të vërteta. Gjithashtu, sugjerimet dhe vërejtjet e mia pranoheshin nga autoritetet, edhe pse me pak vonesë dhe në mënyrë të heshtur”, ka thënë ai.

    “Jemi në vlugun e valës së dytë të pandemisë COVID-19, e cila, përkundër masave të caktuara kufizuese të ndërmarra nga autoritetet, po tregohet rezistente, duke e mbajtur nivelin e infektueshmërisë të qëndrueshëm. Raste të reja po identifikohen për çdo dite, shumë të tjerë infektohen pa e ditur fare. Disa nga të infektuarit, më formën më të rëndë të sëmundjes po përfundojnë në mjekim në klinikat e spitalet e Kosovës, të cilat, po shihet se nuk janë përgaditur si e sa duhet për këtë fazë të re të pandemisë, të vëna në lajthitje nga autoriteti i rrejshëm i IKSHP-së dhe vetëkënaqësia e pabazë e udhëheqjes së SHSKUK-së”, ka shtuar infektologu Tolaj.

    Ai shton se gjendja me pandeminë nuk është e pashpresë, pasi që asaj po I shihet fundi, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

    “Por gjendja nuk është e pashpresë siç mund të duket. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, të njejtës po i shihet fundi. Tashmë janë zbuluar disa në të dy anët e globit, në përëndim e lindje. Shumë të tjer janë në faza të ndryshme të hulumtimit. Vaksinat e zbuluara anti-covid janë të efektshme më potencial për të mbrojtur të vaksinuarit dhe për të krijuar imunitetin e tufës në mënyrë artificiale. Gjeneratat e ardhme të këtyre vaksinave, nëse shfaqet nevoja për vaksinim të përsëritur kundër SARS-Cov 2, do të jenë edhe më efikase. Së bashku me imunitetin e krijuar në mesin e atyre që deri tash e kanë kaluar sëmundjen, me ose pa simptome, situata në botë do të ndryshojë shpejtë, duke e ndërprerë përhapjen e lehtë të këtij infeksioni dhe duke e bërë të mundur kthimin e jetës në një normalitet të ri post-covid. Virusi SARS Cov 2, nuk po bënë mutacione të tipit të virusit të gripit sezonal, shumë të shpejta dhe mëdha, prandaj edhe ndoshta vaksinim të përsëritur nuk do ketë nevojë fare, ashtu siç tash është puna me vaskinimin kundër influenzës (gripit sezonal), që e bejmë për çdo vit”, shton tutje.

    “Edhe pas vaksinimit në masë, raste sporadike, të izoluara, apo edhe në formë të epidemive të kufizuara mund të shfaqen edhe më tutje, por me vaksinat në dispozicion dhe me përvojen e fituar, çdo gjë do të jetë më e lehtë. Lirisht mund të themi se në nivelin global, nuk do të ketë valë të tretë të pandemisë, ndërsa edhe vala e dytë, aty ku vaskinimi do të fillojë në mënyrë masive në dhjetor e janar, do të shkurtohet në kohëzgjatje dhe do të zvogëlohet në intensitet. Në vendet ku sigurimi i vaksinës do të jetë i vonuar, ose vaksinimi, për shumë arësye, nuk do të jetë masiv, vala e tretë nuk përjashtohet. Por, vala e tretë do të jetë padyshim, pakrahasimisht me e vogël se e dyta”, thotë i njejti duke bërë thirrje për njerëzit që të ruhen sa më shumë.

    “Tash kur mbrojtja përmes vaksinës është shumë afër, njerëzit duhet të ruhen edhe më shumë. Ta mbajnë maskën dhe të mos qëndrojnë në meset ku ka shumë njerëz që nuk e respektojnë as maskën e as distancën. Të rinjtë të kujdesën për të moshuarit, e të moshuarit për veten e tyre. Është tragjedi nëse dikush infektohet e vdes tash kur vaksina është aq afër nesh. E kur vaksina në fund të arrijë në Kosovë, atëherë të vaksinohemi të gjithë. Pa dallim. Ta krijojmë imunitetin mbrojtës kolektiv, i cili do të na mbrojë për vite në të ardhmen. Duke e lënë COVID-19 në historinë e mjekësisë dhe të njërëzimit”, ka thënë i njejti.

    Shkrimi i plotë:

    Prof. Asoc. Dr. Ilir Q. Tolaj
    Ka kohë që nuk kam shkruar për pandeminë Covid-19. Parashikimet të cilat i kisha dhënë që nga fillimi për ecurinë e pandemisë dolën të vërteta. Gjithashtu, sygjerimet dhe vërejtjet e mia
    pranoheshin nga autoritetet, edhepse me pak vonesë dhe në mënyrë të heshtur. Jemi në vlugun e valës së dytë të pandemisë COVID-19, e cila, përkundër masave të caktuarakufizuese të ndërmarra nga autoritetet, po tregohet rezistente, duke e mbajtur nivelin einfektueshmërisë të qëndrueshëm. Raste të reja po identifikohen për çdo dite, shumë të tjerë infektohen pa e ditur fare. Disa nga të infektuarit, më formën më të rëndë të sëmundjes po përfundojnë në mjekim në klinikat e spitalet e Kosovës, të cilat, po shihet se nuk janë përgaditur si e sa duhet për këtë fazë të re të pandemisë, të vëna në lajthitje nga autoriteti i rrejshëm i IKSHP-së dhe vetëkënaqësia e pabazë e udhëheqjes së SHSKUK-së.

    Por gjendja nuk është e pashpresë siç mund të duket. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, të njejtës po i shihet fundi. Tashmë janë zbuluar disa vaksina në të dy anët e globit,
    në përëndim e lindje. Shumë të tjera janë në faza të ndryshme të hulumtimit. Vaksinat e zbuluara anti-covid janë të efektshme më potencial për të mbrojtur të vaksinuarit dhe për të krijuar
    imunitetin e tufës në mënyrë artificiale. Gjeneratat e ardhme të këtyre vaksinave, nëse shfaqet nevoja për vaksinim të përsëritur kundër SARS-Cov 2, do të jenë edhe më efikase. Së bashku
    me imunitetin e krijuar në mesin e atyre që deri tash e kanë kaluar sëmundjen, me ose pa simptome, situata në botë do të ndryshojë shpejtë, duke e ndërprerë përhapjen e lehtë të këtij
    infeksioni dhe duke e bërë të mundur kthimin e jetës në një normalitet të ri post-covid.

    Virusi SARS Cov 2, nuk po bënë mutacione të tipit të virusit të gripit sezonal, shumë të shpejta dhe të mëdha, prandaj edhe ndoshta për vaksinim të përsëritur nuk do ketë nevojë fare, ashtu siç tash është puna me vaskinimin kundër influenzës (gripit sezonal), që e bejmë për çdo vit. Edhe pas vaksinimit në masë, raste sporadike, të izoluara, apo edhe në formë të epidemive të
    kufizuara mund të shfaqen edhe më tutje, por me vaksinat në dispozicion dhe me përvojen e fituar, çdo gjë do të jetë më e lehtë. Lirisht mund të themi se në nivelin global, nuk do të ketë valë
    të tretë të pandemisë, ndërsa edhe vala e dytë, aty ku vaskinimi do të fillojë në mënyrë masive në dhjetor e janar, do të shkurtohet në kohëzgjatje dhe do të zvogëlohet në intensitet. Në vendet ku sigurimi i vaksinës do të jetë i vonuar, ose vaksinimi, për shumë arësye, nuk do të jetë masiv, vala e tretë nuk përjashtohet. Por, vala e tretë do të jetë padyshim, pakrahasimisht me e vogël se e dyta.

    Tash kur mbrojtja përmes vaksinës është shumë afër, njerëzit duhet të ruhen edhe më shumë. Ta mbajnë maskën dhe të mos qëndrojnë në meset ku ka shumë njerëz që nuk e respektojnë
    as maskën e as distancën. Të rinjtë të kujdesën për të moshuarit, e të moshuarit për veten e tyre. Është tragjedi nëse dikush infektohet e vdes tash kur vaksina është aq afër nesh. E kur vaksina në fund të arrijë në Kosovë, atëherë të vaksinohemi të gjithë. Pa dallim. Ta krijojmë imunitetin mbrojtës kolektiv, i cili do të na mbrojë për vite në të ardhmen. Duke e lënë
    COVID-19 në historinë e mjekësisë dhe të njërëzimit.

    Ilir Q. Tolaj është infektolog dhe profesor i asociuar i sëmundjeve infektive

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.