×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Infektologu Tolaj: Numri i rasteve me Coronavirus shqetësues, nuk dihet se çfarë do sjell vjeshta

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Edhe pse ditëve të fundit numri i rasteve të reja me Coronavirus ka shënuar ulje,  shifrat e përgjithshme të infektimeve dhe ato të vdekjeve nga ky virus, sipas infektologëve, janë shqetësuese.

    Infektologu Ilir Tolaj, ka thënë për Front Online, që përllogaritet që nga marsi,  në Kosovë për Coronavirus,  janë testuar afër 35 mijë persona.

    “Fakti që ne kemi bërë jashtëzakonisht pak teste, po llogaritet që janë bërë diku rreth 45 mijë teste , e që janë më pak se 35 mijë persona, meqenëse shumë kujt i është bërë ka 2 herë e 3 herë testi dhe fakti se në mesin e tyre kanë dal mbi 12 mijë raste pozitive tregon jashtëzakonisht përqindjen e popullatës së infektuar në Kosovë. Prandaj situata është jashtëzakonisht shumë serioze me një shkallë të lartë të prezencës së infeksionit në mesin e popullatës ”, ka thënë ai për Front Online.

    Numri i madh i rasteve të reja me Coronavirus, si dhe numri i madh i vdekjeve nga ky virus, sipas infektologut Ilir Tolaj, nuk duhet që të ndikojë në vendimin për mbylljen e vendit.

    “Vendi nuk duhet me u mbyll. Mbylljet si masë për luftimin e infeksionit dhe të pandemisë kanë gjithmonë efekt afatshkurtër. Gjithmonë pas mbylljes do të kemi rritje të numrit të rasteve dhe kjo ka ndodhur edhe në Kosovë dhe po ndodh çdo kund në botë”, ka thënë ai për Front Online.

    Infektologu kosovar: Shkollat duhet të hapen, fëmijët nuk e përhapin infeksionin

    Më 1 shtator është paralajmëruar hapja e shkollave në Kosovë, por jo në tërësi. Për infektologun Ilir Tolaj, ka pak gjasa që fëmijët ta përhapin infeksionin.

    “Studimet të gjitha tregojnë që fëmijët deri në moshën 12 vjeçare e përhapin më pak infeksionin dhe infektohen më pak se sa popullata tjetër. Gjithashtu fëmijët e tjerë nga mosha 12-18 vjeç dallojnë në përqindje me grup moshën më të vogël, por gjithashtu në krahasim me grup moshat mbi 18-vjecare janë më të kursyer nga ky infeksion”, ka thënë ai.

    Sipas tij, shkollat duhet të rihapen dhe fëmijët duhet që të rikthehen në bankat shkollore.

    “Nuk ka dilemë që shkollat duhet të hapen meqenëse jeta sociale, shoqërizimi i fëmijëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm në zhvillimin e tyre psiko organik dhe ndarja, izolimi, i tillë ka efekte shumëfish më negative se sa që mund të ketë një efekt i parandalimit të një numri jashtëzakonisht të kufizuar të këtyre rasteve”, ka thënë Tolaj për Front Online.

    Infektologu Tolaj: Maskat të mos mbahen në ambiente të hapura

    Qeveria e Kosovës ka marr vendim që bartja e maskave të jetë obligative, përfshirë këtu edhe ambientet e hapura. Por sipas infektologut Ilir Tolaj, bartja e maskave në ambientet e hapura aplikohet vetëm në vendet ku ka  dendësi të popullsisë.

    “S`ka asnjë arsye që në ambientet e hapura të mbahet maska, ose që të kërkoni që dikush që është në automjet me familjar e vet të ketë maskë. Ose që në park dikush të ketë maskë. Ajo është një nonsens total. Aplikimi i maskave në ambientin e jashtëm bëhet vetëm në vendet ku dendësia e popullsisë është jashtëzakonisht e madhe dhe zakonisht vijmë në këso situata anakronike kur tentojmë që të kopjojmë masat e një shteti tjetër”, ka thënë Tolaj për Front Online

    Tolaj: Trajtimi me plazmën e pacientëve të shëruar, të aplikohet edhe në Kosovë

    Disa shtete në botë kanë miratuar trajtimin me plazmën e pacientëve të shëruar nga Coronavirusi. Infektologu Ilir Tolaj, në një intervistë për Front Onlie, ka thënë që një gjë e tillë është mirë që të aplikohet edhe në Kosovë.

    “Plazma që nga fillimi është përmendur si një opsion dhe është i vetmi mundësi e trajtimit që nuk e ka asnjë efekt anësor. Prandaj po është e domosdoshme dhe edhe më herët ne është dashur që t`i identifikojmë pacientët që e kanë kaluar këtë sëmundje, t`i identifikojmë pacientët që ende e kanë nivelin e antitrupave në gjak solid dhe ta marrim plazmën e tyre dhe ta përgatisim për pacientët të cilët janë të sëmurë rëndë”, ka thënë ai për Front Online.

    A do të ketë shtim të rasteve me Coronavirus në vjeshtë, deklarohet infektologu kosovar

    Në stinën e vjeshtës është paralajmëruar që mund të ketë shtim të rasteve me Coronavirus. Kjo pasi që gjatë kësaj periudhe shfaqen edhe gripe sezonale.

    Lidhur me këtë, mësimdhënësi i Infektologjisë, Ilir Tolaj, ka thënë për Front Online, që pavarësisht paralajmërimeve, nuk dihet nëse do të ketë shtim të rasteve apo jo gjatë kësaj periudhe.

    “Ndonjëherë dy virus në të njëjtët sezon mund të bashkëveprojnë dhe të japin probleme shumëfish më të mëdha. Ndonjëherë mund që ta konkurrojnë njëri-tjetrin dhe ta dobësojnë njëri tjetrin. Ajo çfarë është jashtëzakonisht e rëndësishme është që me shtimin e lagështisë së ajrit, bie shkalla e infektueshmërisë me Covid-19 dhe pres që kur të fillojnë të reshurat dhe të shtohet lagështia për një kohë kushtet për virusin nuk do të jenë siç është në kohën kur ajri është i thatë”, ka thënë ai.

    Vitia apo Zemaj? Tolaj tregon se kush menaxhoi më mirë me pandeminë

    Infektologu Ilir Tolaj, në një intervistë për Front Online, ka folur për menaxhimin e pandemisë me Covid-19, nga dy ministrat e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Armend Zemaj.

    Tolaj pati për të dy këta kritika për sa i përket menaxhimin me pandeminë në Kosovë.

    “Nuk krahason meqenëse së pari janë të të dy kanë vepruar në kohë të ndryshme. Edhe atëherë kam pasur kritika për fillimin e pandemisë. Mendoj që masat kanë qenë ekstrem strikte, të panevojshme për Kosovën dhe të panevojshme për numrin e rasteve në atë kohë dhe gjithashtu kanë qenë të prirura nga një pritje jo objektive, jo profesionale që pandemia do të zgjas shkurt”, ka thënë ai.

    Infektologu Tolaj ka folur edhe për dy mënyrat e luftimit të pandemisë.

    “Pandemia mund të luftohet në dy mënyra, ose kur infektohen dhe krijojnë imunitet më shumë se gjysma e popullatës, ose nëse popullata e krijon këtë imunitet përmes vaksinimit”, ka thënë ai. /Front Online/

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.