×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Sadiku: Nëse vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, sistemi shëndetësor mund të kolapsojë

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Infektologu Izet Sadiku ka folur për numrin e madh të rasteve me COVID-19 gjatë këtyre javëve të fundit.

    Ai treguar edhe për kapacitetet ekzistuese në Klinikën Infektive dhe në spitale duke thënë se rritja e rasteve me COVID-19, është si pasojë e lirimit të masave të menjëhershme.

    “Kemi rritje të rasteve të reja, kjo rritje e rasteve nuk po ndodh vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera, është pasojë e lirimit të masave që është bërë në shumicën e vendeve që në fillim kanë marrë masa për izolim dhe karantimin”, deklaroi ai për Telegrafin.

    Infektologu pohoi se numrat e fundit me COVID-19 janë shqetësuese sa i përket Kosovës.

    “Numrat e fundit janë shqetësuese sa i përket Kosovës, për shkak se secili vend numrin e të infektuarve duhet ta bazojë në kapacitet spitalore që ka. Është shqetësuese sepse numrat e fundit kanë rritur numrin e rasteve aktive, mbi 3 mijë raste aktive kemi në Kosovë, kurse kemi mbi 600 pacientë të hospitalizuar në klinika. Është numër goxha i madh për Kosovën, duke pasur parasysh edhe kapacitet njerëzore edhe kapacitetet teknike që ka Kosova. Vazhdimi i këtij numri mund ta qesë në vështirësi sistemin shëndetësor të Kosovës, duke pasur parasysh se mos menaxhimi i situatave kanë ndikuar që të gjunjëzojë edhe sistemet shëndetësore të vendeve më të zhvilluara. Mos respektimi dhe rritja e rasteve mund ta fusin në kolapsim sistemin shëndetësor”, deklaroi ai.

    Sadiku gjatë intervistës tha se tani është koha që të merren masa me qëllim të parandalimit, ndërsa lufta ndaj këtij virusi është në parandalim.

    “Faktori determinues është IKSHPK, i cili në bazë të analizave që bën rekomandon masat. Nëse ne kemi një analizë të mirëfilltë të situatës së kush janë faktorët më të mëdhenj të rrezikut në Kosovë, dhe marrim masa ndaja tyre faktorëve atëherë mundësi për parandalim është më e madhe. Në qoftë se marrim masa pa analizë të Institutit, atëherë këto mund të jenë veprime që edhe irritojnë qytetarët edhe të mos efekte të numrave”, u shpreh ai.

    Infektologu pohoi se pavarësisht se Qeveria ka marrë masa numri i të infektuarve nuk është zvogëluar, dhe se kjo tregon se qytetarët nuk kanë respektuar masat mbrojtëse ose nuk janë duke u monitoruar sa duhet nga institucionet.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.