×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Ramadani: Pritet valë e re e Covidit, maskat duhet të kthehen

    FrontOnline
    05 Korrik 2022

    Rastet e reja të infektimit mE Covid-19 kanë filluar të rriten në Kosovë.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 106 raste të reja, kurse rastet aktive kanë arritur mbi 1 mijë.

    Ekspertët e fushës kanë paralajmëruar edhe një mundësi të një vale të re me COVID-19.

    Infektologu Hamdi Ramadani në një prononcim për Front Online ka thënë se rritja e rasteve pozitive do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

    E disa nga shkaktarët kryesorë sipas tij janë ardhja e mërgatës, grumbullimi nëpër ahengje të ndryshme.

    “Në tri javët e fundit është shënuar një rritje e dukshme me COVID këto shifrat e fundit mund të shkojnë edhe në 200 e më shumë në ditët në vijim. Kjo rritje e rasteve është nga ardhja e madhe e mërgatës, ahengjet në restorante e faktori më i rëndësishëm është që ne si vend nuk kemi arritur që të imunizohemi kolektiv me masë me dozën e tretë, ri infektimi prej COVID-it nuk është krejt e pamundur, por është shumë e rrallë dhe mendoj që një dozë e vaksinës nuk e mbron qytetarin as për një javë e as për tre muaj edhe personat që e kanë kaluar COVID-in mund të infektohen serish”, potencoi Ramadani.

    Sipas Ramadanit, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve me Coronavirus, masat anti-covid duhet të rikthehen.

    Ai thotë se maska dhe distanca nuk duhet të mungojnë në ambiente të mbyllura.

    “Nuk mendoj që do vijmë me një situatë se çfarë ishte vitin e kaluar por rritje të rasteve do të presim ditët e muajve të radhës, por nëse situata shkon në rritjen e rasteve më të theksuar me një valë të re të pandemisë atëherë masat e përgjithshme duhet të kthehen menjëherë, me distancë, edhe në ambientet e mbyllura gjithsesi me maska”, u shpreh Ramadani.

    I pyetur se a është Kosova e gatshme të fillojë me dozën e katërt të vaksinës anti-COVID, Ramadani theksoi se kjo vaksinë duhet të merret vetëm nga ata që kanë tri dozat.

    “Vaksina e katërt duhet të jepet edhe te na për ata të cilët kanë marr tri dozat e tjera por ne nuk mund të fokusohemi në dozën e katërt pasi që ju thash që larg jemi me marrjen e vaksinës me dozën e dytë duhet të fokusohemi që të merret edhe doza e tretë”, tha ai për Front Online.

    Ramadani u ka bërë apel të gjithë qytetarët që të vaksinohen me 3 dozat anti-COVID në mënyrë që mos të përshkallëzohet situata në vend.

    Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë,  ka njoftuar se numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.830.700, shkruan Front Online.

     

     

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, njofton se ka...
    Lajme23 Prill 2024
    Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore, njofton se ka...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur optimist se Kosova do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe se dërgimi i draft-statutit...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill Komitetit të Ministrave që ta pranojë Kosovën si pjesëtare...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni për FrontOnline është deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, lidhur me raportin e DASHI-it....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka siguruar se nuk ka aspak plane për të zgjeruar programin e përbashkët të sigurisë...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Në Serbi po qëndron për një vizitë Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel. Në kuadër të...
    Lajme23 Prill 2024
    Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së në një prononcim për Front Online ka folur lidhur me raportin e DASH-it, ku thuhet se Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.