×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Infektologu Ramadani: Kosovës i nevojiten edhe 300 mijë vaksina për imunizim të popullatës

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Kosova ka filluar procesin e vaksinimit anti-Covid e fundit në rajon.

    Janë vaksinuar rreth 15 mijë persona derisa Kosova ka pasur në dispozicion vetëm 24 mijë doza të vaksinave.

    Procesi i vaksinimit është duke vazhduar, por ende nuk ka asnjë dozë të porositur të vaksinave që pritet t’i vijnë Kosovës.

    Infektologu Hamdi Ramadani për Front Online ka thënë se Kosovës i nevojiten 300 mijë vaksina për të arritur imunizimin e popullatës.

    “Unë po shpresoj që nëse arrimë që brenda disa muajve të sigurojmë edhe 300 mijë doza të vaksinave dhe në qoftëse imunizohet popullata, që mendoj se do të ishin të mjaftueshme që Kosova të filloj që në masë të madhe ta eliminoj pandeminë”, ka thënë Ramadani për Front Online.

    Ramadani: Personat e vaksinuar nuk do të infektohen me Covid

    Ramadani po e cilëson si pozitiv procesin e deritanishëm të vaksinimit të stafit shëndetësorë dhe qytetarëve në moshë të shtyrë.

    Ai thotë se personat që vaksinohen tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.

    “Vendi ynë e ka bërë hapin e dytë që është vendimtarë, hapin e imunizimit, diku mbi 16 mijë janë vaksinuar dhe kjo është një gjë shumë pozitive dhe për ta përshëndetur, pasi janë këta 16 mijë persona të cilët e kanë marrë dozën e vaksinës të cilët edhe nuk do të infektohen nga virusi korona dhe çka është më e rëndësishmja nuk do të pësojnë në humbjen e jetës”, ka thënë Ramadani.

    Infektologu Ramadani: Situata me pandeminë serioze

    Por përkundër që ka filluar vaksinimi, dhe numrit të vogël të të vaksinuarve, infektologu Ramadani po e cilëson ende gjendjen të rëndë dhe shqetësuese me pandeminë.

    “Situatën në vend nuk e kemi të mirë, është e rëndë, është serioze është me shumë të sëmurë dhe me vdekshmëri të lartë”, thotë ai për Front Online.

    Ish-drejtoi i Infektives: Në shtator, Kosova i kthehet normalitetit

    Infektologu Ramadani thotë se me respektim të masave dhe me procesin e  vaksinimit, Kosova gjatë verës do t’i kthehet normalitetit, raporton Front Online.

    “Me anën e këtyre masave anti-epidemiologjike dhe me vaksinimin dhe imunizimin është e mundur që për disa muaj diku në gusht ose shtator sëmundja mund të ulet”, ka thënë ai.

    Infektologu kosovar: Vaksinimi, arma e vetme për ta eliminuar Covidin

    Arritja e imunitetit të tufës nuk mund të bëhet pa vaksinimin e qytetarëve.

    Kështu po thotë për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani.

    “Është provuar ajo që po quhet imuniteti, por është tepër e vështirë të mendohet që një Coronavirus çfarë është Covid-19, ku tash po paraqiten edhe variante rezistente, është e vështirë që të mund të arrihet përfundimi i pandemisë Covid-19”,tha Ramadani.

    “Vaksinimi dhe imunizimi janë arma e vetme për ta eliminuar Covid-19”, shprehet Ramadani.

    Ramadani: Masat antiCovid dhanë një efekt të lehtë pozitiv

    Deri të dielën ishin në fuqi masat e vendosura nga Qeveria për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit, të cilat infektologu Ramadani i cilëson se kanë pasur efekt pozitiv.

    “Masat të cilat janë dhënë dhe të cilat ishin deri dje edhe shtrënguese nëpër restorante është dashur ta kenë një efekt pozitiv. Masat e kanë pasur një efekt të lehtë pozitiv, por është e rëndësishme vetëdijesimi i qytetarëve”, ka thënë Ramadani.

    Sipas tij, vendimi për të mos e hequr orën policore është i menduar mirë, pasi në orët e vona në lokale mund të ketë grumbullim të qytetarëve.

    “Masa e cila e ka ndaluar nga ora 10:30 deri në orën 05:00 që quhet masa e ndalesës së lëvizjes, unë mendoj se aty është bërë pasi janë disa kafeteri apo restaurante që mund të grumbullojnë numër të madh të njerëzve dhe mendoj se nuk ka diçka të keq që kanë bërë në këtë drejtim”, shprehet infektologu Hamdi Ramadani.

    Infektologu kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave për Kosovën 

    Infektologu Hamdi Ramadani thotë se procesi për të siguruar vaksinën nuk varet vetëm nga Kosova, por nga vendet të cilat i prodhojnë vaksinat.

    “Çdo personalitet po edhe ne si mjek nuk kemi qenë të bindur që Kosova do të arrij të siguroj vaksinën paralel me vendet e tjera evropiane. Nuk besoj që ka person qeveritarë qoftë nga ajo e mëparshme, qoftë nga “Qeveria Kurti” që nuk do të ketë vullnet dhe dëshirë maksimale për ta siguruar vaksinën dhe për ta imunizuar popullatën e vet”, thotë ai për Front Online.

    Mbetet vetëm një gjë, që falë donacioneve dhe autoriteteve ndërkombëtare si OBSH-ja që të kenë vullnet të mirë që t’i ndihmojnë edhe Kosovës”, shprehet Ramadani./Front Online/

     

     

     

     

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi. Tahiri tha se...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftoi Komiteti Hetues rus më 23 prill. Komiteti...
    Vip24 Prill 2024
    Raporti mes Eglës dhe Meritonit ka qenë ndër më të komentuarit të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Sado armiqësi mes...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qeveria e Gjermanisë synon ta rifillojë së shpejti bashkëpunimin me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) në Rripin e Gazës,...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presidentin Haxhim Thaçi. Hoxhaj tha se uron që kjo të...
    Lajme24 Prill 2024
    RrGK ka reaguar për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin e 11 vjeçares. Rrjeti i Grave, kanë shprehur shqetësimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.