×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Krasniqi: Pasojat e dezinformatave se COVID-19 nuk ekziston po i bartim edhe në Kosovë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Infektologu kosovarë Valbon Krasniqi ka deklaruar për portalin “Front Online” se shumë qytetarë të Kosovë kanë rënë pre e dezinformatave të tilla, me ç’rast ishte krijuar bindja se virusi nuk ekziston.

    “Një nga dëmet jashtëzakonisht që po i shohim tani edhe ne në Kosovë, është mendimi se virusi nuk ekziston. Ajo çfarë mund të ju them me siguri është që një virus i tillë tani për tani, është prezent ende në Kosovë, po qarkullon, po infektohet një numër i madh i njerëzve dhe fatkeqësisht virusi po merr edhe jetë njerëzish”, ka deklaruar Krasniqi për “Front Online”.

    Poashtu, sipas tij, shumë dezinformata janë shpërndarë në nivel global, prej së cilave janë mashtruar edhe qytetarët e Kosovës, është zbulimi i vakcinës, apo ndonjë ilaçi që do ta shëronte virusin.

    “Normalisht që ka pasur hulumtime të ndryshme, studime për të ardhur deri tek gjetja e barnave që eventualisht do ta parandalonin ose do ta pamundësonin përhapjen e këtij infeksioni, por sigurisht edhe të barnave që do ta mjekonin atë që e kemi thënë qysh në fillim të pandemisë. Nuk ka bar efikas dhe vështirë që do të ketë që do ta mjekonte këtë sëmundje. E vetmja mënyrë e parandalimit të infeksionit, mbetet vaksina, që ende nuk është zbuluar”, ka thënë ai për Front Online.

    Ndryshime në deklarata për sa i përket parandalimit të këtij virusi, sipas infektologut Krasniqi, ka pasur edhe nga vet OBSH-ja.

    “Mos të harrojmë edhe vet OBSH-ja, të paktën disa herë gjatë rrjedhës së pandemisë ka ndryshuar qëndrimet dhe rekomandimet e tyre, qoftë për mënyrën e parandalimit, qoftë për mënyrën e përhapjes së sëmundjes, por qoftë edhe për mënyrën e trajtimit”, ka thënë infektologu për Front Online.

    “COVID-19 nuk ekziston”, lufta me dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe pasojat për Kosovën

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Besnik Tahiri nga delegacioni i kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë se 2/3 e votave janë...
    Kronika16 Prill 2024
    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Burri e ka vrarë gruan brenda një banese. Mësohet se personi  i dyshuar për...
    Kronika16 Prill 2024
    Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës. Dyshohet se burri e ka vrarë gruan e tij. Zëdhënësi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe një klerik brenda një kishe të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Çmimet e naftës ranë, pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit, gjatë fundjavës. Nafta e papërpunuar Brent – një pikë referimi kyç...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë...
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite...
    Lajme16 Prill 2024
    Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE është miratuar i cili ishte hapi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.