×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu kosovar: Jo mbyllje por masa mbrojtëse, vala e dytë e Covidit ka filluar

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Infektologu Ilir Tolaj, në një prononcim për Front Online ka thënë se ka filluar vala e dytë e virusit Covid-19 edhe në vend.

    Ai ka thënë se meqenëse numri i rasteve me këtë virus po shtohet dita ditës, duhet të propozohen masa të pranueshme nga qytetarët për t’u mbrojtur nga ky virus.

    “Vet fakti i rritjes se numrit të rasteve tregon se edhe tek ne pandemia ka hyrë në valën e dytë dhe se masat e rekomanduara nuk kanë qenë adekuate. E kam thënë edhe më herët, nëse masat janë kryesisht kufizuese, atëherë krejt çka do të arrihet me to është se do të kemi shtyrjen kohore të shfaqjes së numrit të madh të rasteve në formë të valëve të reja”, ka thënë ai.

    Tolaj ka thënë se pjesë e masave nuk duhet të jetë edhe karantinimi.

    Përndryshe, ai ka folur edhe për kapacitetet që kanë institucionet shëndetësore për ta menaxhuar gjendjen me këtë virus.

    Ai ka thënë se ato kanë pasur mjaftueshëm kohë që të përgatiten për ta menaxhuar gjendjen, por që nuk është bërë një gjë e tillë.

    “Institucionet kanë pasur kohë të mjaftueshme për kapacitete të reja dhe që të krijojnë skema më efikase për kujdesin ndaj pacientëve me COVID-19, veçanërisht atyre të sëmurë rëndë. Aq sa di unë, këto nuk janë bërë”, ka thënë ai.

    Infektologu kosovar: Është punësuar staf pa përvojë, s’presim përmirësim të shërbimeve

    Tolaj ka thënë tutje se në institucionet publike shëndetësore është punësuar staf i ri e pa përvojë.

    Sipas tij, vështirë se do të ketë përmirësime të kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

    “Është punësuar staf shtesë, por këta janë staf i ri, pa përvojë, që vështirë se do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore për pacientët me Covid – 19.  Por në anën tjetër furnizimi me oksigjen po thuhet që është rregulluar dhe vështirë se do t’i plotësojë nevojat në një situatë kritike”, ka thënë ai për Front Online.

    Sa i përket gjendjes me Covid-19, ai ka thënë tutje se do të ketë edhe shumë raste të vdekjeve me këtë virus në vend, sepse sipas tij, askush nuk po merret seriozisht me këto raste.

    “Uroj që numri i rasteve të rënda në valën e dytë të mos jetë i lartë, përndryshe na pret një numër i konsideruar i vdekjeve të reja nga Covid-19. E  në gjithë këtë situatë me Covid 19, do të ketë edhe shumë vdekje  të rasteve me sëmundjet tjera, sepse  askush nuk po merret në mënyre serioze me këto raste:, ka shtuar ai.

     

     

     

     

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sasha Magazinoviq, i cili si përfaqësues i shtetit të tij...
    Lajme23 Prill 2024
    Policia në Prizren, bazuar në aktivitetet e parapara nga projekti “Dhuna ne Familje”, ka realizuar  aktivitetet e planifikuara në koordinim me DKA-në...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas thirrjes së Listës Serbe për bojkot, qytetarët serb të dielën pothuajse tërësisht kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Është mbajtur mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës...
    Kronika23 Prill 2024
    Një 25-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Itali. Siç raportojnë mediat lokale në Itali, rasti ka ndodhur gjatë...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori amerikan, Edward Joseph përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq u mund dje në Këshillin e...
    Sport23 Prill 2024
    Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar zyrtarisht titullin e 20-të pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit. Zikaltërit...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënat e Srebrenicës i janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas paraqitjes që ajo pati mbrëmë në Këshillin e Sigurimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.