Front TV

Infektohet me Covid-19 një infermiere e Infektives, 150 të infektuar që nga përhapja e pandemisë

Infektohet me Covid-19 një infermiere e Infektives, 150 të infektuar që nga përhapja e pandemisë
20:09 | 06 Korrik 2020

Infektohet me Covid-19 një infermiere e Infektives, 150 të infektuar që nga përhapja e pandemisë

Numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë në ditët e fundit ka shënuar rritje, duke shënuar shifra rekorde në vend me të vdekur dhe të infektuar, raporton Front Online.

Në mesin e personave të infektuar me Coronavirus në Kosovë, ka edhe personel shëndetësorë, ku numri i të infektuarve është rreth 150.

Këtë e ka bërë të ditur për FrontOnline kryetari i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive të Kosovës, Fitim Havolli.

“Që nga 13 marsi kur është konfirmuar rasti i parë më COVID-19 në Kosovë e deri më tani në nivel vendi janë rreth 150 të infektuar”, tha Havolli.

Ai tha se mbrëmë ka rezultuar pozitiv me Coronavirus edhe një infermiere e Klinikës Infektive.

“Siç e keni parë edhe ju ne nëvazhdimësi i kemi prononcuar rastet që kanë qenë të infektuara nëKlinikën Infektive, si infermierët e parë ose 6 infermierë, por fatmirësisht ato pas qëndrimit në shtëpi pa pasur ankesa e kanë tejkaluat atë problem dy javorëdhe janë kthyer në vend të punës dhe tani brenda 24 orëve e kemi edhe një kolege të infektuar në këtëfazën e dytë tërritjes së numri të shtrirëve tështrirë në Klinikën Infektive”, tha Havolli për Front Online.

Havolli foli edhe për punën që po bëjnë mamitë në Kliniken e Gjinekologjisë, gjatë kohës sa vendi po përballet me pandeminë e Coronavirusit.

Ai tha se mamitë janë dukë punuar pavarësisht rrezikut që kanë nga pandemia e Coronavirusit, por nuk ka ndonjë statistikëse a ka mami të infektuara me Coronavirus në këtë Klinikë.

“Po ato në vazhdimësi punojnë sa i përket prekjes me Coronavirus nuk kemi ndonjë statistikë se sa janë të prekura si mami, por secili profesionist qoftë mami, infermierë, laborantë, por edhe të tjerët që ne i përfaqësojnë ata mund të kenë kontakt dhe mund të jenë të rrezikuar sidomos mamitë kur dihet puna dhe rëndësia që kanë me fëmijë dhe me nëna. Por çkaështë me rëndësi me thënë si komunitet ata qëjanë më tërrezikuar janë në këto shërbime ku po trajtohen pacientët me COVID-19”, tha ai për Front Online.

Havolli: Kërkojmë që infermierët tërangohen më lartë me koeficientë

Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që ta hedh poshtë Ligjin e Pagave.

Lidhur me këtë vendim, kryetari i Sindikatës së Infermiereve dhe Mamive të Kosovës, Fitim Havolli, tha për Front Online se infermierët e Kosovës janë dëmtuar nga ai ligj pasi, siç tha ai, nuk janë trajtuar si duhet.

Havollli tha se kërkesa e tyre është që tërangohen nëkoeficientin 3.2.

“Ne si komunitet jemi dëmtuar edhe në aspektin e legjislacionit të kaluar, por edhe në aspektin e rangimit, prandaj ky ështërreziku i madh se ne si komunitet e shohim se nërast se nuk punon shteti i gjithë sistemishtetëror, duke u bazuar në kërkesat e tyre që janë sociale, ku ne kemi kërkuar tërangoheminë 3.2, paramendoni rolin e infermierit sot në këtësituatëgjithmonë po flasim sot meqenëse sëgjithçkaështë dalë në pah se cili ka qenë roli i infermierit dhe me përballje me COVID-19, i kemi edhe statistikat se cili është numri dhe diferenca e tëinfektuarve në raport me infermierët dhe me të gjitha profesionet tjera”, tha ai për Front Online

Kryesindikalisti i infermierëve: Mjekët po ikin nga vendi, ka mungesë të madhe

I pyetur se a rrezikohet Kosova të mbetet pa staf mjekësorë gjatë kësaj kohe, duke e pasur parasysh se shumë mjekë dhe infermierë janë larguar nga vendi, Havolli
tha se një rrezik I tillë ekziston në rast se shteti nuk i trajton siç duhet.

Ai tha se Shtetet e Bashkimit Evropian, siç është Gjermania, po u ofrojnë kushte më të mira personelit shëndetësorë dhe kjo, sipas tij, është arsyeja se pse mjekët po ikin nga Kosova.

“Kemi ardhur deri të mungesa e madhe edhe para pandemisë duke e marrë parasysh migrimin e shumë infermierëve që janë duke ikur nga vendi duke i marrë parasysh kërkesat e BE-së, si shteti i Gjermanisë i cili iu ka plasuar dhe po u paguan të gjitha shpenzimet për të ardhur deri të arritja e punës në Gjermani, kuptohet aspekti social është me rëndësi dhe është e rëndësishme për shkak një jetës që duan ta kenë më të mirë dhe nuk dëshirojnë të qëndrojnë në një vend ku nuk i ka trajtuar që nga paslufta e deri me tani”, tha ai për Front Online.

Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021

Të tjera