×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektohen me COVID-19 punonjësit shëndetësorë të Spitalit Amerikan, karantinohen edhe disa mjekë

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Një punëtore e Spitalit Amerikan në Prishtinë, ka rezultuar pozitive me COVID-19.Si pasojë e kësaj, disa mjekë të këtij spital, janë detyruar që të karantinohen.Siç mëson Gazeta Blic, personi i prekur me koronavirus, është punonjësi në Spital Amerikan dhe se si pasojë e kontaktit të mundshëm me të prekurën, janë vetëizoluar edhe disa mjekë.

    Gazeta Blic, ka kontaktuar me përgjegjës për komunikim me publikun në Spitalin Amerikan, por që nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.Shkurtimisht i kanë thënë gazetës se nuk dinë dhe se nuk mund të japin informacione të tilla.

    “Nuk e dijmë, nuk mund të japim informacione të tilla”, thanë nga Spitali Amerikan.

    Të dhënat e fundit të IKSHPK konfirmojnë se vetëm gjatë të mërkurës, Kosova është patur 77 raste të reja me COVID-19.Tashmë vendi ynë ka regjistruar gjithsej 1833 raste pozitive më COVID-19, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Ndërsa sipas Blerim Syla nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor deri më tani janë 120 punonjës shëndetësorë të prekur me COVID-19, teksa deri në 500 janë të vetizoluar pasi kanë pasur kontakt me pacientë të infektuar.“Deri në këto momente kemi 120 të infektuar. Disa e kanë kaluar ndërkohë në përqindje i bie që kemi deri në 7 për qind. Kur i shtojmë edhe ata që janë të izoluar, janë diku deri në 500 punëtorë shëndetësor”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.