×
  • Lajme
  • Lajme

    Inatet politike po vazhdojnë të lënë qytetarët e bizneset pa përkrahje ekonomike

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike po del të jetë mision i pamundur për koalicionin qeverisës. I njëjti tashmë dy herë ka dështuar të miratohet, e partitë opozitare refuzojnë që të japin votat e tyre për këtë projektligj, të cilin e quajnë të dobët dhe që nuk përmbush nevojat e qytetarëve dhe të bizneseve.

    Inatet politike po vazhdojnë të lënë qytetarët e bizneset pa përkrahjen ekonomike, e po u pamundësojnë atyre të përfitojnë nga tërheqja e 10 përqind të kursimeve pensionale. Derisa organizatat që merren me mbikëqyrjen e punës së Kuvendit të Kosovës, vlerësojnë se një projektligj që synon të adresojë pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19 do të duhej të gjente konsensus të gjerë politik.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, thotë se ky projektligj i propozuar nga koalicioni qeverisës nuk ka të bëjë fare me rimëkëmbjen ekonomike.

    Madje sipas tij rimëkëmbja më e mirë ekonomike është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

    Rrahmani: Ne i kemi thënë që ky ligj nuk ka fare të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike

    “Sa i përket Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ne i kemi thënë që ky ligj nuk ka fare të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike dhe se kjo qeveri duhet të ikë dhe rimëkëmbja ekonomike më e mirë është kur kjo qeveri ik dhe kemi zgjedhje të reja, e qeveri e cila punon dhe angazhohet për interesin e qytetareve. […] Duke e parë që ky ligj nuk ka të bëjë fare me rimëkëmbjen ekonomike, ashtu siç nuk kanë asnjë veprim tjetër që po e shohim se cilat hapa është duke i ndërmarrë kjo qeveri, nuk ka kuptim që të votojmë diçka që është në dëm të qytetarëve”, thotë ai.

    Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Sejdi Hoxha, thotë se nuk mund ta mbështesin këtë projektligj pasi që nuk janë përfshirë kërkesat e tyre.

    Ai thotë se PDK si parti opozitare ka dorëzuar pakon e saj ekonomike në Kuvend dhe ka kërkuar nga koalicioni qeverisës që për interes të qytetarëve të bashkëpunojnë, por që thotë se kërkesa është injoruar.

    Hoxha thotë se për mundësinë e tërheqjes së 10 përqindëshit nga Trusti ata janë të gatshëm që ta votojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, përmes të cilit do t’iu mundësohej qytetarëve që të bëjnë tërheqjen e mjeteve.

    Hoxha: Si mund ta votojmë ne kur asnjë nga pikat tona nuk janë përfshirë në pakon ekonomike

    “Është fatkeqësi që po manipulon në emër të 10 përqindëshit që e ka futur brenda pakos dhe në qoftë se e ka për këtë, na po e votojmë përmes plotësim ndryshimit të Ligjit, por jo me manipulua në emër të kësaj edhe me një pako ekonomike e cila nuk garanton mbështetje të fuqishme të bizneseve dhe të qytetarëve të Kosovës. […] Si mund ta votojmë ne kur asnjë nga pikat tona nuk janë përfshirë në pakon ekonomike fiskale, në qoftë se kërkohet bashkëpunim me opozitën atëherë t’i duhet të dëgjosh opozitën edhe në versionin e saj se si ajo e mendon zhvillimin ekonomik. Ne kemi kërkuar partneritet më shumë se 6 muaj për ta ndërtuar një pako të rimëkëmbjes ekonomike, por fatkeqësisht jemi injoruar nga qeveria. As nuk i kanë votat të kalojnë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike as nuk bashkëpunojnë me opozitën”, tha ai.

    Me arsyetimin se Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike është në të mirë të qytetarëve të vendit, deputeti i LDK-së Faton Bislimi, fton edhe partitë opozitare që ta votojnë.

    Ai thotë se ky projektligj duhet të kalojë sepse është nevojë imediate e popullit dhe sektorit ekonomik në vend.

    Bislimi: Ligji për rimëkëmbjen ekonomike realisht është ligj që bëhet për qytetarët e Kosovës

    “Ligji për rimëkëmbjen ekonomike realisht është ligj që bëhet për qytetarët e Kosovës, ligj që bëhet për biznesin privat në Kosovë, ligji që bëhet për të mirën e shtetit tonë. Nuk ka të bëjë as me LDK-në, fundja as me koalicionin qeverisës, ka të bëjë me interesin qytetar dhe normalisht, për sa edhe opozita ka interes burimor interesin e qytetarëve, ne i mirëpresim edhe amendamentimin që ata mund t’i bëjnë këtij ligji. Ligji duhet të kalojë sepse është nevojë imediate e këtij populli, është nevojë imediate e këtij vendi që ta ndjejë dorën e shtetit dhe që pandemia me gjithë sfidën e madhe shëndetësore që e ka krijuar, krizën shëndetësore që e ka krijuar, të paktën të mos na çojë edhe në një humnerë ekonomike”, thotë ai.

    E një projektligj që synon të adresojë pasojat ekonomike të pandemisë COVID-19 do të duhej të gjente konsensus të gjerë politik sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës.

    Megjithatë, ai thotë se përgjegjësia kryesore për dështimin e miratimit të këtij projektligji bie mbi pozitën, përkatësisht LDK-në si subjekt më i madh parlamentar në kuadër të koalicionit aktual qeverisës.

    Cakolli: Përgjegjësia kryesore për dështimin e miratimit të këtij projektligji bie mbi pozitën

    “Në parim të gjitha projektligjet të cilat synojnë të adresojnë pasojat, qoftë shëndetësore apo ekonomike të pandemisë, do të duhej që të gjenin një konsensus më të gjerë politik, pra përtej shumicës aktuale parlamentare. Megjithatë është e papranueshme që ky projektligj të zvarritet dhe të mos arrijë të votohet tashmë për të nëntën herë me radhë, duke përfshi edhe shtatë herët e kaluara (lexim të parë) kur ky projektligj kishte dështuar që të sigurojë votat e nevojshme. Mirëpo, unë konsideroj që përgjegjësia kryesore për dështimin e miratimit të këtij projektligji bie mbi pozitën, përkatësisht LDK-në si subjekt më i madh parlamentar në kuadër të koalicionit aktual qeverisës. Në rastet kur ata (koalicioni qeverisës) i kanë ditur se nuk mund të kalojnë pa votat e opozitës këtë projektligj, të njëjtët nuk i kanë marrë parasysh rekomandimet e opozitës të cilat janë parashtruar edhe në formë të amendamenteve gjatë leximit të këtij projektligji nëpër komisionet parlamentare”, thotë ai.

    Të mërkurën e javës së kaluar ishte paraparë të mbahej seancë e jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në lexim të dytë, por që në sallë ishin vetëm 31 deputetë, duke dështuar kështu për herë të dytë që të votohet. I njëjti projektligj kishte arritur të votohej në lexim të parë vetëm në herën e shtatë.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.