×
  • Lajme
  • Lajme

    Imunologu kosovar: Kosova të luftojë COVID-19 me plazmën e gjakut të të shëruarve, shumë shtete po e aplikojnë këtë metodë

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Imunologu Hakif Hoxha thotë për RTV Dukagjinin se luftimi i viruseve përmes metodës së plazmës së gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar virusit.

    Hoxha thotë se në shumë vende të botës tashmë ka filluar të përdoret metoda me plazmë të gjakut dhe sipas tij ka pasur sukses.

    “Nuk është metodë spektakolare që do të shëroj pacientët menjëherë por është metodë që jep shanca pacientit të jetojë”, tha ai.

    Imunologu thotë se tashmë kjo metodë është aplikuar në Kinë, Francë, SHBA dhe sipas tij edhe në Serbi është aplikuar më shumë pompozitet.

    Hoxha thotë se kjo metodë është zbatuar edhe në Kosovë në vitin 1972 me sëmundjen e Variola Verës.

    LAJMI I FUNDIT: Vdes një e prekur me COVID-19 në Klinikën e Mjekësisë Sportive

    Imonologu thotë se nëse kjo metodë do të ishte e dështuar në SHBA nuk do të bëhej trajtimi i mbi 20 mijë pacientëve me plazma.

    Hoxha thotë se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet që edhe në Kosovë të praktikohet metoda e trajtimit me plazmë të gjakut të personave që e kanë pasur virusin.

    “Ka kaluar shumë kohë por më mirë vonë se hiq”, shtoi imunologu.

    “Testet stereologjike që po aplikon komuna e Prishtinës do të ndihmonin shumë në këtë drejtim”.

    Mjeku thotë se te secili person që paraqitet virusi patjetër se do të zhvillohen antitrupthat.

    “Sasia e antitrupave është shumë e lartë muajin e parë pas shërimit por gradualisht bie me kalimin e kohës. Por megjithatë mbetet “memoria” për sëmundjen. Aty mbeten disa limfocite që kanë memorie dhe nëse biem përsëri në kontakt me virusin ne mund të kemi një infeksion të lehtë por sëmundja nuk mund të jetë aq e fuqishme”.

    Megjithatë Hoxha se kjo nuk është matematikë e prerë dhe mund të ketë raste përjashtuese.

     

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishin për iftar...
    Lajme28 Mars 2024
    Pasditen e së enjtes, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Obiliq. Një grua është gjendur pa shenja jete në fshatin Dardhisht. Lajmin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.