×
  • Lajme
  • Lajme

    Imeri: Do të ketë dhomë për izolim në shkolla

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Pas shtyrjes së fillimit të mësimit për dy javë, të hënën do të fillojë mësimi në dy faza, për të gjitha shkollat e Kosovës. E për fillimin e mësimit duket se janë marrë të gjitha hapat e nevojshëm.

    Një ndër të arriturat nga kjo shtyrje e mësimit për dy javë, SBASHK-u, e cilëson krijimin e një dhome të posaçme izolimi nëse ndonjëri nga stafi ose nxënësit rezulton pozitiv me COVID-19. Kështu ka thënë koordinatori për organizim nga SBASHK-u, Ymer Imeri, sipas së cilit, kjo dhomë do të shërbejë për nxënësit ose mësimdhënësit që shfaqin simptomat e virusit.

    “Një e mirë nga kjo shtyrje e mësimit deri më sot është për shkak se çdo shkollë që kemi vizituar, bashkë me ministrin e arsimit Likaj, e kemi pa se kanë siguruar dhomën për izolim në qoftë se ndonjë nxënës ose ndonjë mësimdhënës ka simptoma në mënyrë që mos të përhapet, por të izolohet menjëherë në një dhomë të izolimit, deri sa të vijë ekipi shëndetësor për ta marrë”, ka thënë Imeri.

    Imeri Imeri për KosovaPress ka theksuar se nëpër shkolla është krijuar edhe një task forcë që do të raportojë se sa janë të përgatitura shkollat për mbrojtje nga pandemia.

    Ai shtoi se nëse kjo task forcë bënë raportime jo të sakta, atëherë ndaj tyre do të bëhet padi.

    “Sidomos te masat kemi arrit me ndryshua për shkak se janë formuar task forcat në shkolla. Është një e mirë tjetër që shkollat kanë me dhanë deklarata me shkrim, kanë me u deklaruar me shkrim, për shkak se gjendjen do ta paraqesin reale. Çdo task force e shkollës e nivelit komunal ka me e nënshkruar formularin që kanë me dhënë që shkolla është e përgatitur apo jo. Në këtë rast nëse ata japin një deklaratë jo të saktë dhe në qoftë se vjen deri tek ndonjë infektim, sidomos i personelit arsimor dhe teknik në shkolla. Ne do të ngrisimi padi ndaj task forcës se nuk e ka paraqit gjendjen reale, pra është një situatë më e mirë sesa ku kemi qenë me datën 1 shtator. Janë bërë shënjezimet nëpër klasë, nëpër banka. Është caktuar numri çdo klasë sesa nxënës do të jenë. Do të thotë është bërë një përgatitje më e madhe sesa që ka qenë më herët”, tha ai.

    Imeri ka deklaruar se nëse në ndonjërën prej shkollave ka të infektuar, atëherë do të ndërpritet mësimi vetëm në shkollë dhe të kalohet në mësimin nga distanca.

    “Ministria e Arsimit e ka përgatit një master plan, ku në mënyrë ka detajuar gjithçka çka do të ndodhë, në qoftë se nuk menaxhohet situata sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, do të thotë mund të kalohet që nëse ka të infektuar të caktuar në shkollë, mund të izolohet vetëm shkolla. Domethënë mund të ndërpritet mësimi fizik në shkolla dhe kalohet në variantin e mësimit nga distanca. Ndërsa nëse ka një numër më të madh nëpër shkolla të ndryshme të një komune të caktuar, përsëri komuna të kalojë në mësimin online, do të thotë e ndërprenë mësimin në shkollë dhe të kalojë në mësim online”, tha ai.

    Sipas tij, në disa shkolla ishte provuar që mësimdhënësit të shfrytëzohen për matjen e temperaturës së nxënësve. Mirëpo SBASHK-u ka kërkuar që mësimdhënësit të kursehen nga kjo detyrë shtesë, shkaku i obligimeve të mëdha që kanë.

    “Është pak shqetësuese kur disa komuna kanë tentuar t’i përdorin mësimdhënësit për matjen e temperaturave të nxënësve dhe kolegeve të vet.Por e dimë se mësimdhënësit kanë shumë angazhim të madh në procesin mësimor e sidomos në angazhimin me nxënës për mbajtje të distancave për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve, vendosjen e maskave, kështu që kemi kërkuar që t’i ruajnë nga ky angazhim shtesë për shkak se as nuk kanë obligim dhe as mundësi për ta kryer këtë”, thotë Imeri.

    Koordinatori nga SBASHK-u, Ymer Imeri, ka thënë se është gjetë zgjidhje edhe për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda.

    “Të gjithë ata të cilët janë të sëmurë me sëmundje të rëndë, janë diku 300 që janë siguruar nga Qeveria, gjegjësisht nga ministria e arsimit, pra janë 300 arsimtar të cilëve do t’iu gjendet zëvendësimi i plotë, do të thotë këta do të punojnë në vend të tyre dhe do të marrin rroga. Janë siguruar pagat për 300 mësimdhënës, për tërë vitin shkollor, për 9 muaj. Janë afër edhe 1 mijë mësimdhënës të tjerë me ka gjysmë norme të zëvendësim, të cilët në qoftë se angazhohen jashtë normës eventualisht ndonjë gjatë këtij procesi të sëmuret, nga ai buxhet mund të mbulohet ai i cili zëvendëson ose ka mbi normë ose e marrin dikën tjetër”, ka thënë Imeri.

    Ai tha se është apeluar në drejtoritë komunale që të sigurohen maska, sidomos për personelin arsimor, për shkak se janë të obliguar punëdhënësit që të dalin në kohë pandemie nëpër vendet e punës, t’iu sigurohen maska.

    Sipas tij, është apeluar edhe për mirëkuptim te mësimdhënësit që nëse ditën e parë, të dytë dhe të tretë nuk ka maska, t’i përdorin maskat e veta derisa të furnizohen edhe pse ke një kohë prej dy jave për fillimin e vitit shkollorë, përsëri në disa komuna ka ngecë pak në këtë përgatitje.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.