Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Tahiri ka njoftuar për tubimin që sonte kanë mbajtur me veteranët e UÇK-së,
Tahiri ka falënderuar luftëtarët e UÇK-së, duke shtuar se ata dje me pushkë në dorë mboshtën të keqen, ndërsa sot po punojnë për ta bërë Kosovën më mirë.
“Faleminderit luftëtarë të UÇK-së. Sonte mbajtëm një tubim motivues dhe frymëzues me veteranët e UÇK-se, me ata që dje, me pushkë në dorë, e mposhtën të keqen. Sot, ata, bashkë me ne, po punojnë intensivisht për ta bërë Kosovën një vend më të mirë”, ka shkruar Tahiri.