×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Murtezaj rikthehet në krye të ATK-së

    FrontOnline
    18 Maj 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kthyer në detyrën paraprake të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezajn të cilin e kishte shkarkuar ish-kryeministri, Avdullah Hoti, raporton Front Online.

    Përmes një komunikate për media, ATK ka njoftuar se Kurti ka zbatuar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm dhe të njëjtin e ka kthyer në pozitën që mbante.

    “Bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm, andaj Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në zbatimin të vendimit të KPMSHCK me datë 17 maj 2021, ka marr vendim për kthim të menjëhershëm të Ilir Murtezajt në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Sot Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ri-filloj punën, me ç’rast ka mbajtur takim me menaxhmentin e lartë, në të cilin u diskutuan aktivitetet në vijim, planet dhe objektivat për këtë vit.

    Bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , i cili ka konstatuar se shkarkimi i drejtorit Murtezaj ka qenë i kundërligjshëm, andaj Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në zbatimin të vendimit të KPMSHCK me datë 17 maj 2021, ka marr vendim për kthim të menjëhershëm të Ilir Murtezajt në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës.

    Gjatë takim të mbajtur me menaxhmentin e lartë, drejtori Murtezaj tha se do të vazhdojmë që të punojmë më përkushtim aty ku e kemi lënë. Prioritetet dhe objektivat e ATK-së do të kenë jetësim, nëse secili prej nesh do të punoj me profesionalizëm dhe dinjitet. Po ashtu, ai tha se jemi dëshmitar që ATK sikurse çdo institucion tjetër është duke u përballur me pasojat e pandemisë COVID 19, mirëpo, theksoj se ne jemi ata që mund të ri-marrim prapë proceset të cilat janë dëmtuar.

    Drejtori Murtezaj në fund të këtij takimi potencoj se shteti ynë më shumë se kurrë ka nevojë të fuqizohet, ku të gjithë së bashku do të punojmë, përfshirë këtu bashkëpunimin institucional dhe ndërinstitucional, partneret tanë, si dhe tatimpaguesit.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.