[wp-story]

Lajme

Ilir Ibrahimi: Zërat injorantë sot u demaskuan

Ilir Ibrahimi: Zërat injorantë sot u demaskuan
16:44 | 04 Shtator 2019

Ilir Ibrahimi, njohës i çështjeve të Qeverisjes Amerikane përmes një profili në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se senatorët amerikanë sot e vulosën qëndrimin amerikan për pritshmëritë e administratës amerikane në kontestin Kosovë- Serbi.

Ja statusi i tij i plotë:

Senatorët amerikanë sot e vulosën qëndrimin amerikan për pritshmëritë e administratës amerikane në kontestin Kosovë- Serbi.
Zërat injorantë e shpesh edhe dashakeqes se gjoja “qarqe të caktuara brenda administratës Trump e paskan një plan konspirativ ” sot u demaskuan.
Përkrahja amerikane fatmirësisht ka ekzistuar në të dy krahët politik. Këtë e dëgjuam edhe sot nga dy senatorë; nga dy parti të ndryshme.
Nëse ka pasur dhe ka një konsensus dhe bashkdyzim në admistratën amerikane për Kosovën, është turp, bile kam frikë edhe më shumë se turp, që klasa politike kosovare nuk arrin ta ndërtojë një konsensus për të dëshmuar se është partner i denjë ndaj një miku të dëshmuar / Front Online /

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera