[wp-story]

Lajme

IKSHPK ka një apel për krejt qytetarët e Kosovës

IKSHPK ka një apel për krejt qytetarët e Kosovës
07:50 | 17 Dhjetor 2019

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në prag të festave të fundvitit bën thirrje që qytetarët të mos luajnë me mjete piroteknike.

“Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike”.

“Lëndimet nuk riparohen. Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve, ndihmoni të varfëritë nëse keni tepër të holla për të ble mjete piroteknike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Numër shumë i madh i këtyre mjeteve janë importuar në vendin tonë gjatë këtij muaji, ashtu siç ndodh për çdo vit.

Kujtojmë se sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, u ka kërkuar komunave ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera