Lajme

IKSHPK: Ju lutemi rrini në shtëpi!

IKSHPK: Ju lutemi rrini në shtëpi!
11:36 | 03 Prill 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të rrinë në shtëpi në këtë kohë kur Kosova si e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.

“Jemi në fillim të prillit, moti po përmirësohet andaj lusim qytetarët të rrinë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!”

“Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët”, thuhet në thirrjen e këtij instituti.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera