×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 8 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

    Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 488 raste të reja të infektuara.

    Me këtë rast, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë apel te qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, të qëndrojnë në shtëpi e të ndalojnë takimet me njerëz me të cilët nuk jetojnë në bashkësi.

    “Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit”, është thënë nga IKSHPK.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë!

    Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 488 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 285 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 8 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

    Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.

    IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

    Andaj rekomandojmë edhe një herë:

    1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

    2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

    3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;

    4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

    5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

    IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

    IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

    Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

    Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

    Qytetarë të nderuar,

    Ju lutemi për kujdes të shtuar!

    Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

    Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

    Mbani në mend:

    FYTYRA E MBULUAR ME MASKË! DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture. Rasti ka...
    Lajme24 Prill 2024
    Nikola Sandulovic, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurën në platformën “X”, duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq do...
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati për president, Bujar Osmani pasi realizoi të drejtën e tij, është shprehur se qytetarët kanë vendosur mes dy opsioneve – integrimit...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar deputetët e Parlamentit të Finlandës, njëherit anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, kryesuar nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Orë më parë ka filluar takimi i anëtarëve të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe komisionit për Punë të Jashtme...
    Lajme24 Prill 2024
    Në kuadër të vizitës dhe pjesëmarrjes së bizneseve nga Kosova në panairin Hannover Messe 2024, nën organizimin e Agjencisë për Investime dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu ka njoftuar se është shënuar rritje e daljes së votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e vendit. Ekipi i Klan Kosovës,...
    Sport24 Prill 2024
    Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.