×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ikje apo vetëm vizita të gjyshërve? Për 5 muaj rreth 7.3 milionë hyrje-dalje nga kufijtë e Kosovës

    Aulona Konjuhi
    03 Korrik 2024

    Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian nuk po e zbrazë vendin, por vetëm se po ndodhin vizitat e gjyshërve te nipat dhe mbesat e tyre në diasporë.

    Por, për përpfaqësuesit e opozitës në vend dhe njohësit e ekonomisë në vend, deklaratat e tilla janë të pamatura, të cilat vijnë nga drejtuesit e pushtetit qendror.

    Shala: Kurti e Bislimi merren veç me “Zajednicë”, nuk u intereson ekonomia

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, vlerëson se Kurti e Bislimi nuk po e thonë të vërtetën sa i përket ikjes së të rinjve nga Kosova.

    Ikja e të rinjve është dukuri shumë e rëndë për Kosovën, kryeministri e Bislimi janë jashtë lojës njerëzore e institucionale po e thënë të pavërtetën. Duhet të jesh injorant të mos e shohësh largimin e rinisë”.

    Ai thotë për Front Online se nga çdo dikaster ka ikje të profesionistëve.

    “Specialistë, mësimdhënës, mjekë e nga çdo dikaster ka largim të profesionistëve. Qeveria po mundohet ta fsheh këtë gjë”, shprehet Shala.

    Deputeti Shala theksoi se pushteti aktual s’ka strategji për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

     “Me këtë logjikë qeverisje po e mbështesim ikjen e popullatës. Ata dy e kanë në agjendë çështjen e Zajednicës, nuk e kanë asnjë rezultat në asnjë sferë ekonomike e politike. Nuk kanë strategji për hapjen e vendeve të reja të punës”.

    Haki Shatri: Qeveria përgjegjëse për ikjen e rinisë, regjistrimi i popullsisë do ta dëshmojë këtë

    Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë, fajin për ikjen e rinisë e ka hedhur tek Qeveria “Kurti”.

    Shatri thotë për Front Online se pushteti e ka përgjegjësinë për largimin e qytetarëve nga Kosova.

    “Regjistrimi i popullsisë do ta tregojë sa persona janë larguar nga vendi e tash ku po i çon Kurti te daja a te hallat nuk e dimë. Qeveria ka përgjegjësi për ikje, nuk është marr me zhvillim ekonomik”, shprehet ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave.

    Sipas Shatrit, rinia ka humbur shpresat për të jetuar në Kosovë.

    “Ekonomia është zhvilluar si mos me pas Qeveri se sektori privat e gjen rrugën. Njerëzit e kanë humbur shpresën për një të ardhme në Kosovë”.

    Ekonomisti Raci: Qeveria dhe bizneset t’i rrisin pagat e punëtorëve

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Imer Raci ka kërkuar nga Qeveria e bizneset që t’i rrisin pagat për parandalimin e largimit nga vendi të qytetarëve.

    Raci tha për Front Online se me pagat aktuale nuk mbulohet kostoja e jetesës.

    “Kostoja e jetës në Kosovë është shumë e lartë dhe me pagat që janë nuk mbulohet. Bizneset dhe Qeveria duhet sa ma shpejt t’i rrisin pagate punëtorëve”.

    Kjo është arsyeja që sipas Racit të rinjtë po e lëshojnë Kosovën.

    “Në shumë sektorë po vërehet ikja e të rinjve. Kjo po ndodh për shkak të mungesës së sigurimit shëndetësor, ligji i punës nuk respektohet, çështja e pagës”.

    Përndryshe, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme për gjatë periudhës janar-maj të vitit 2024, në pikat kufitare të Kosovës, kanë hyrë dhe dalur nga Kosova 7 milionë e 297 mijë e 403 qytetarë, ku prej tyre 3 milionë e 284 mijë e 405 kanë dalë nga Kosova, derisa 4 milionë e 12 mijë e 998 persona kanë hyrë brenda Kosovës për këtë periudhë kohore./FrontOnline/

     

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Forumi për Integritetin e Informacionit kanë reaguar të shqetësuar pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë miratuar ligjin...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar edhe kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock. Osmani ka...
    Lajme13 Korrik 2024
    Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare në Morinë. Qytetarët e Kosovës...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka thënë se dy të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shumica e pagave në Kosovë e sidomos ato të punëtorëve të sektorit publik, nuk e arrijnë vlerën e një page për të...
    Lajme13 Korrik 2024
    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar ndaj Ligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), të miratuar të...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Zjarret janë ende aktive në malin Serta në Negotinë si dhe në Shtip në malin Ograzhden pranë kufirit bullgar. Ndërhyrjet si nga...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    SPAK ka lëshuar disa urdhërarreste me vendim gjykate për inceneratorin e Tiranës. Operacioni për ekzekutimin e urdhërarresteve u krye nga agjentët e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kosova si shteti më i ri evropian krenohej me popullsinë më të re. Mirëpo kjo popullsi ka nisur të plaket. Dhe Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.