×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD mban konferencë për media për seancën konstituive të Kuvendit

    FrontOnline
    19 Prill 2025

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri në 10:30.

    Në njoftim thuhet se IKD do të prezantojë gjetjet dhe vlerësimet lidhur me ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur më 15 prill. Po ashtu, do të ofrohet një pasqyrë mbi rrugën që duhet ndjekur në vazhdimin e kësaj seance më 19 prill.

    “Gjatë kësaj konference do të prezantohen gjetjet e IKD-së lidhur me ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur më 15 prill dhe rrugën që duhet ndjekur në vazhdimin e kësaj seance me 19 prill 2025”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

    Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës është thirrur në seancë konstituive më 15 prill 2025, me qëllim që të nisë legjislaturën e re përmes verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj. Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë në pozita qeveritare dhe që janë zgjedhur deputetë nuk dhanë dorëheqje nga pozitat në Ekzekutiv derisa ky hap u kundërshtua nga PDK, LDK e AAK. Kështu, raporti për verifikimin e mandatit të deputetëve nuk u miratua.

    I njëjti raport nuk u miratua as në seancën e 17 prillit pasi kryesuesi i seancës deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari, ndërpreu seancën për të vazhduar të shtunën.

    Presidentja Vjosa Osmani përmes një përgjigje ndaj një letre të Deharit pas dështimit të seancës së parë ka kërkuar nga deputetët të mos e bllokojnë konstituimin e Kuvendit përmes vazhdimit të seancave çdo 48 orë.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.