×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Kompensimi për trajnimin fillestar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të përcaktohet me ligj

    FrontOnline
    11 Korrik 2024

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), konsideron se Projektligji për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit, Avancimin dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve përballë qëllimit legjitim për të ofruar mbrojtje për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk ofron kurrfarë mbrojtje për ta.

    Gjatë prezantimit të raportit “Integriteti i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” (Problemet kushtetuese dhe ligjore me Projektligjin aktual), IKD-ja konsideron se ka edhe në një huqje tjetër në këtë Projektligj, ku me nenin 18.2 është rregulluar çështja e imunitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Hulumtues në IKD, Astrit Kolaj, tha se neni 40 i këtij Projektligji, ku përcaktohen kushtet kur një gjyqtar dhe prokuror mund të shkarkohen nga detyra, është në kundërshtim me Kushtetutën.

    “Megjithatë, Kushtetuta nuk ka ndonjë dispozitë që e rregullon imunitetin e prokurorëve. Por, në asnjë rrethanë, kjo nuk nënkupton se prokurorët nuk duhet të kenë imunitet funksional në punën e tyre”, tha Kolaj.

    Kolaj shtoi se IKD në këtë rast ka propozuar që Projektligji duhet të përmbajë dispozitë të qartë që garanton imunitetin funksional të prokurorëve, njëherit duke propozuar edhe përmbajtjen e kësaj dispozite.

    Po ashtu, hulumtuesi i IKD-së tha se sipas nenit 23.3 të Projektligjit, kur prokurori dhe gjyqtari me mandat të përhershëm vlerësohet “dobët” për herë të parë, përveç pamundësisë për avancim në departament ose gjykatë, gjegjësisht departament ose prokurori, më të lartë, detyrohet të ndjekë trajnimin e detyrueshëm në Akademinë e Drejtësisë.

    “Derisa paragrafi 3 i këtij neni përcakton se “Mos ndjekja e trajnimit të detyrueshëm apo vlerësimi me shkallë “të dobët” për herë të dytë radhazi është bazë për shkarkim nga pozita e gjyqtarit ose prokurorit. Sipas nesh kjo dispozitë paraqet amnistim të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët dështojnë në performancë”, tha Kolaj.

    Sipas tij, IKD mendon se kjo dispozitë shkon në drejtim të kundërt me performancën dhe ia humb efektin këtij procesi.

    “Për këtë arsye, IKD rekomandon që të rishqyrtohet kjo dispozitë, në atë mënyrë që në secilin rast kur vlerësimi i performancës ta nxjerrë një gjyqtar apo prokuror me vlerësim të dobët, kjo të shërbejë si bazë për propozimin e shkarkimit të tij nga funksioni”, tha Kolaj.

    Ndërsa, shtoi se përmes nenit 23.5. Projektligji ka bërë trajtim të pabarabartë, sepse ka caktuar që të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë me mandat fillestar të cilët në performancë vlerësohen “dobët”, nuk propozohet për mandat të përhershëm, pra derisa për gjyqtarët dhe prokurorët me mandat të përhershëm ka një mundësi tjetër, për këta me mandat fillestar nuk ka asnjë.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e Samitit të NATO-s është takuar me Sekretarin e ri të Jashtëm...
    Të tjera
    Kronika13 Korrik 2024
    Një person është arrestuar dje në Prishtinë për shkak se e kishte kanosur me thikë vëllanë e tij. Në raportin 24-orësh të...
    Vip13 Korrik 2024
    Kylie Jenner, e cila do të mbushë 27 vjeç më 10 gusht, ndau lansimin e saj të fundit për linjën e saj...
    Sport13 Korrik 2024
    Anglia do të synojë të bëjë edhe më shumë histori të dielën, kur do të ballafaqohet me Spanjën në finale të Kampionatit...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden, filloi fushatën e tij përpara një turme entuziaste në Detroit të premten, duke deklaruar pa mëdyshje: “Unë jam...
    Lajme13 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një 2-vjeçari në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u...
    Kronika13 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me therjen me thikë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, në orët e mbrëmjes. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.