×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Drejtori i Klinikës së Radiologjisë shkeli Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagoi ndaj inicimit të procedurës disiplinore nga Drejtori i Klinikës së Radiologjisë, Bujar Gjikolli, ndaj teknikut të kësaj klinike, Fisnik Thaqi, për shkak publikimin e pamjeve nga Klinika e Radiologjisë, ku për shkak të mungesës së kushteve, dëshmohej rrezikimi i shëndetit të punonjësve shëndetësor dhe qytetarëve.

    Fisnik Thaqi, teknik në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) më 22 tetor 2020 ka publikuar pamje nga Klinika e Radiologjisë, ku shihej se për shkak të mungesës së kushteve, rrezikohej jeta dhe shëndeti i punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve.

    Në këtë postim të Thaçit thuhet se: “Shumë punë në Radiologji, me rrezikshmëri të lartë dhe aspak mbrojtje. Kjo është edhe më e tmerrshme kur e mendon që renovimet në këtë klinikë janë në vitin e kaluar. Paramendo ne punojmë deri në 100 raste në dite, dhe bashkë me pacientët rrezatohemi edhe ne sepse dyert që duhet me na mbrojt nga rrezatimi i pajisjeve, nuk mbyllen sepse janë dëmtuar për shkak të cilësisë së dobët. Tmerr, ne punëtorët e klinikes po pësojmë dhe po na rrezikohet shëndeti për shkak të neglizhencës. Për të gjitha këto menaxhmenti i klinikes është në dijeni”[1]. Të nesërmen, Thaqi kishte shkruar në rrjetin social “Facebook” se Drejtori i Klinikës së Radiologjisë “ka tendencë për mbrojtjen e tij dhe shpifje dhe degradim ndaj punëtorëve të klinikës”.

    IKD njofton se më 28 tetor 2020, Thaqi ka publikuar kërkesën urgjente për marrjen e masave disiplinore ndaj tij, të ushtruar nga Drejtori i Klinikës së Radiologjisë, Bujar Gjikolli, në adresë të U.d. Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, dhe Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Kërkesa urgjente për marrjen e masave disiplinore ndërlidhet pikërisht me publikimin e video incizimeve të Thaqit, që dëshmojnë rrezikimin e jetës dhe shëndetit të personelit mjekësor dhe qytetarëve nga mungesën e kushteve në Klinikën e Radiologjisë[2].

    “Kjo kërkesë për marrjen e masave disiplinore bie në kundërshtim të hapur me Ligjin Nr.06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Neni 5.1. i këtij ligji përcakton se “Raportimi dhe shpalosja në interes publik është e mbrojtur kur bëhet për shkak se:… 1.4. shëndeti apo siguria e individit është rrezikuar, është duke u rrezikuar ose ka gjasa të rrezikohet”. Neni 6.1. i po këtij ligji përcakton se “Çdo veprim ose mosveprim që synon pengimin e raportimit apo shpalosjes në interes publik, është  i  pavlefshëm  dhe  zyrtari  përgjegjës  apo  cilido  person  tjetër  në  rastet  përkatëse  ndiqet  penalisht sipas dispozitave penale në fuqi në Kosovë”. Ndërsa, neni 9.1. i po këtij ligji përcakton shprehimisht se “Sinjalizuesi që raporton ose shpalos informata në pajtim me dispozitat e këtij ligji, nuk mund të jetë subjekt i përgjegjësisë penale ose civile apo procedurave disiplinore”, derisa paragrafi 4 i këtij neni përcakton se “Mbrojtja e garantuar për sinjalizuesin sipas këtij ligji nuk duhet të paragjykohet nëse kërcënimi apo cenimi i interesit publik i pretenduar nuk është materializuar”.

    Sa i përket sinjalizimit “sipas këtij ligji”, Ligji Nr.06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka përcaktuar tri lloje të sinjalizimit: Sinjalizimi i brendshëm, Sinjalizimi i jashtëm dhe sinjalizimi publik.

    “Sa i përket sinjalizimit publik, Ligji Nr.06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka përcaktuar decidivisht rastet kur sinjalizuesi mund të bëjë sinjalizim publik. Neni 20 i këtij ligji përcakton se “1. Përveç rasteve të sinjalizimit të brendshëm dhe të jashtëm, sinjalizuesi mund të bëjë edhe sinjalizim publik, në rastet kur:…1.3.  në  rast  të  kërcënimit  të  menjëhershëm  për  jetën,  shëndetin  publik,  sigurinë,  mjedisin, apo kur shkaktohen dëme në shkallë të gjerë apo të pariparueshme”.

    “Në rastin konkret, video incizimet e publikuara nga Thaqi kanë të bëjnë me mungesën e kushteve në Klinikën e Radiologjisë, e cila mungesë e kushteve është fakt notor se shkakton pasoja në jetën dhe shëndetin e stafit shëndetësor dhe pacientëve. Për këtë arsye, nisur nga këto dispozita ligjore, tekniku Fisnik Thaqi është plotësisht i mbrojtur nga Ligji Nr.06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Andaj, çdo inicim i procedurës disiplinore në këtë rast është në kundërshtim me Ligjit Nr.06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve”, thuhet në reagim.

    “Për më tepër, për veprime të tilla sipas Kodit Nr.06/L-074 është sanksionuar edhe përgjegjësia penale. Neni 388.2. i këtij kodi përcakton se “Kushdo që ndërmerr ndonjë veprim të dëmshëm për cilindo person me qëllim të hakmarrjes për  shkak  të  raportimit  ose  shpalosjes  së  informacionit  për  veprimet  dhe  mosveprimet  që  paraqesin kërcënim ose cenim të interesit publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet”.

    Për këto arsye, IKD rekomandon Drejtorin e Klinikës së Radiologjisë dhe të gjithë akterët e tjerë të ShSKUK-së që të pushojnë të gjitha procedurat disiplinore ndaj teknikut Fisnik Thaqi, të cilat procedura ndërlidhen me sinjalizimin e tij publik, sinjalizim ky i mbrojtur me Ligjin Nr.06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

    “Veprime të tilla janë shembulli më negativ për zbatimin në praktikë të këtij ligji derisa janë edhe dekurajim i skajshëm i të gjitha sinjalizuesve të tjerë potencial për të raportuar shkeljet e mbrojtura me ligjin në fjalë. Po ashtu, IKD i bënë thirrje Prokurorit të Shtetit që brenda mandatit të saj ligjor dhe me qëllim të dhënies së mesazhit pozitiv për zbatim të Ligjit Nr.06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, të iniciojë procedurat ligjore”, thuhet në reagim.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Opinione29 Mars 2024
    Nga Ismail Syla Vështrim eseistik për librin e Bajram Kosumit “Enciklopedia Imagjinare, postroman”, Toena, 2023, Tiranë Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.