×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikimi i 7 kufomave nga Masa’kra e Kralanit/ Hoti: Po punohet edhe për identifikimin e pesë viktima’ve të tjera

    FrontOnline
    13 Mars 2025

    Të martën që lamë pas janë identifikuar kufomat e shtatë personave nga Klina, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti ka deklaruar për ”Front Online” se janë identifikuar 7 viktima të një nga masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe në Kralan të Gjakovës.

    Ai tregoi kur dhe si janë gjetur këto mbetje mortore.

    “Personat tashme të identifikuar, për të cilët janë njoftuar familjaret dje, janë nga një nga masakrat më të rënda të kryera nga forcat serbe, të Kralanit. Mbetjet mortore (eshtrat) e gjetura për këto viktima, janë gjetur gjate procesit të gërmimeve qe kemi bere në Bishtazhin, ne Tetor 2023”, tha Hoti.

    Hoti thotë se mbetjet mortore janë identifikuar përmes metodës së ADN-së dhe procesit të identifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

    Ai gjithashtu theksoi se janë në proces të identifikimit edhe 5 viktima të tjera

    “Pas procesit te identifikimit përmes metodës së ADN dhe identifikimit final nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ne kemi identifikuar 7 persona qe janë në listën e personave të zhdukur, si dhe 5 persona tjerë janë në finalizim të procesit të identifikimit për të cilët së pari do të njoftohen familjaret, theksoi Hoti.

    Hoti shprehet se gërmimet gjatë këtyre muajve të këtij viti kanë qenë në disa lokacione.

    “Lokacione tjera kemi në vazhdimësi, edhe këtë vit e kemi filluar me disa lokacione si Podujeva, Makoc, Dragodan, Malisheve, etj. të gjitha këto të trajtuara gjatë muajve të parë 2025”, shprehet ai.

    Hoti thotë se deri tani, në vitin 2025 është gjetur vetëm një gjetje mortore në Obranqe të Podujevës, derisa procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të vitit 2024 vazhdon.

    “Gjetje mortore tjera për 2025 ka qene vetëm 1, në Obranqe, Podujeve. Ndërkaq gjetjet tjera qe kemi pasur ne 2024, janë ne proces te identifikimit”, deklaroi Hoti.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është vetaksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar...
    Lajme18 Mars 2025
    Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për refuzimin e kërkesës së Hashim Thaçit për të marrë pjesë në...
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti, ku Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri të paritsë....
    Të tjera
    Vip18 Mars 2025
    Finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu është ”arratisur” në Dubai. Sipas mediave modelja atje ka shkuar me të dashurin e saj të ri,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka bërë ndryshimin me efekt të menjëhershëm në mbrojtjen e afërt nga...
    Vip18 Mars 2025
    Reperi Gjesti duket se po kalon disa nga ditët më të vështira brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Një video e...
    Vip18 Mars 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se është arrestuar pas ballafaqimit që...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, priti në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK-ut,...
    Lajme18 Mars 2025
    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.