×
  • Sport
  • Sport

    ICMG në Prishtinë!

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2022

    I tërë Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), të kryesuar nga presidenti, Davide Tizzano dhe sekretari i përgjithshëm, Iakovos Filippoussis, prej sot deri më 10 dhjetor 2022, do të qëndrojnë në Prishtinë.

    ICMG për herë të parë ia ka besuar Komitetit Olimpik të Kosovës organizimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, përcjell FrontOnline.

    Krahas kësaj, KOK të premten organizon darkën zyrtare me ICMG, e cila mbahet edhe për nderë të 8-vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

    Pjesë e darkës zyrtare, përveç Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe ICMG, do të jenë edhe Komitetet Olimpike të Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

    Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Prishtinë, ICMG do të kenë takime me drejtuesit e shtetit. Sot (14:00) do të priten nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku, ndërsa nesër (16:20) do të kenë pritje nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani./FrontOnline/

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.