×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic flet për sezonin e Milanit, transferimet e janarit dhe nënshkrimin e ri Santiago Gimenez

    FrontOnline
    04 Shkurt 2025

    Legjenda e Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka ndarë mendimet e tij për sezonin e deritanishëm, strategjinë e transferimeve të janarit dhe përforcimin e madh të fundit, Santiago Gimenez. 

    Duke folur për shtypin, Ibrahimovic pranoi formën jokonsistente të ekipit në këtë sezon, ku në xhiron e fundit humbni vendin në top 8 të Ligës së Kampionëve, ndërsa në Serie A ka ngecur. 

    “Ne kemi pasur ulje dhe ngritje, por ne jemi e vetmja skuadër që kemi fituar tashmë një trofe”, deklaroi fillimisht Ibrahimovic.  

    Suedezi zbuloi se afati kalimtar i janarit ishte një periudhë e ngarkuar dhe intensive, me klubin që ndau rrugët me pesë lojtarë dhe solli një numër të barabartë nënshkrimesh të reja. 

    Ai u shpreh i kënaqur me blerjet e reja, duke thënë: “Kjo listë do të ndryshojë fatin tonë”. 

    Ibrahra, këshilltar i pronarëve të Milanit, Red Bird Capital, ndau mendimet e tij edhe për sulmuesin qendror të Feyenoord, Santiago Gimenez. 

    “Gimenez është një talent i lartë me potencial të jashtëzakonshëm. Të gjithë e dimë se sa i mirë është ai”, deklaroi ai. 

    Ish-sulmuesi suedez hodhi dritë edhe mbi largimin e Ismael Bennacer, duke deklaruar se lojtari kishte kërkuar një eksperiencë të re dhe se klubi e kishte ndihmuar të gjente një zgjidhje të përshtatshme. 

    Ibrahimovic lavdëroi tifozët e klubit, duke thënë: “Ne fituam Scudetton e fundit falë tyre. Shumë menduan se nuk ishim as një skuadër top-katërshe. Ne mund të dyfishojmë forcën tonë me mbështetjen e tyre”./Telegrafi 

     

    Nga Rubrika
    Sport13 Shkurt 2025
    Trajneri i futbollit, Rafet Prekazi, e ka parë skuadren e Fenerbahce si favorit në ndeshjen me Anderlecht në Europa League, por duke thënë...
    Sport13 Shkurt 2025
    Një djalosh me emrin Lorenzo ka ndërruar jetë sot, derisa ditë më parë ai ishte takuar me Kylian Mbappe Lorenzo, ishte takuar...
    Sport13 Shkurt 2025
    Federata e Futbollit të Kosovës, e ka publikuar orarin ndeshjes së xhiros së 20-të. Derbi kryesor i javës zhvillohet mes Prishtinës dhe...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë edhe në Prizren. Numërimi po bëhet në sallën e sportit "Sezair Surroi" në...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ku kryeministri Kurti fitoi më shumë se 40% të votave, por humbi shumicën parlamentare, mediat...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Përurohen librat “Ekzekutimi i shqiptarëve nga OZNA  dhe UDB-ja jugosllave 1944 – 1990“ dhe “Keqpërdorimet dhe deformimet  e sigurimit  shtetëror jugosllav në...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Departamenti Amerikan i Thesarit ka sanksionuar kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, lidhur me vendimin e tij për të paraqitur urdhër-arrest...
    Sport13 Shkurt 2025
    Një djalosh me emrin Lorenzo ka ndërruar jetë sot, derisa ditë më parë ai ishte takuar me Kylian Mbappe Lorenzo, ishte takuar...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Sot në orën 16:00, në Shkollën Fillore të Mesme dhe të Ulët “Emin Duraku” në Shtime – e cila shërben si Qendër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.