Veterani suedez është golashënuesi më i mirë i kampionatit deri më tani, me 10 gola të shënuara, duke lënë pas Cristiano Ronaldon.
Por, shumë lehtë Milan dhe tifozët e futbollit italian kanë mundur të mos shijojnë këtë sezon të Ibrahimovic, i cili ka zbuluar se ka menduar pensionimin gjatë verës, por që në fund vendosi të ndryshoi vendimin.
“Pioli më pyeti se çfarë doja të bëja. Unë u përgjigja: “Jo, nuk do të vazhdoj. Mjaft. Familja ime gjithashtu është e rëndësishme, unë jam këtu vetëm, është sakrificë. Për gjashtë muaj është mirë, por nuk dua të qëndroj edhe një vit tjetër”, ka deklaruar Ibrahimovic.
“Pioli më tha: ‘Mirë, të respektoj, në rregull’”.
“Të nesërmen biseduam përsëri: ‘Jo, kam vendosur të tërhiqem. Harrojeni kontratën, në këtë moshë nuk është e rëndësishme”
“Pastaj diçka ndryshoi. Unë nuk doja të pendohesha. Unë e thirra dhe vendosa të vazhdoj. Por, në fillim unë vendosa: ‘Jo, nuk do të qëndroj vitin tjetër”./Lajmi.net/

Të tjera
-
09:34 | 21 Dhjetor 2020
-
09:22 | 21 Dhjetor 2020
-
09:19 | 21 Dhjetor 2020
-
09:18 | 21 Dhjetor 2020
-
09:17 | 21 Dhjetor 2020
-
09:06 | 21 Dhjetor 2020
-
08:59 | 21 Dhjetor 2020
-
08:55 | 21 Dhjetor 2020
-
08:42 | 21 Dhjetor 2020
-
08:31 | 21 Dhjetor 2020
-
08:31 | 21 Dhjetor 2020
-
08:30 | 21 Dhjetor 2020