×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    IBAS fiton çmimin kryesor “Inovacioni i vitit” nga “ICT Awards”, si organizim mbarëshqiptarë

    FrontOnline
    13 Qershor 2021

    Në edicionin e 9-të të garës më të madhe shqiptare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “ICT Awards”, IBAS fitoi çmimin kryesor atë të “Inovacionit të vitit”. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u theksua se platforma IBAS ofron të gjitha shërbimet në një vend dhe me një fleksibilitet, si dhe ka kostot më të ulëta për klientë dhe për biznese. “IBAS themeluar në vitin 2018 nga një grup entuziastësh, ideja e të cilëve ka qenë digjitalizimi i sistemit financiar në Kosovë është institucion financiar i licencuar për emetimin e parasë elektronike, realizimin e pagesave, transferimit të parasë dhe kredi dhënies për pagesa. Në edicionin e 9-të të ICT Awards fitoi çmimin Inovacioni i Vitit”, u tha në këtë ceremoni. Në emër të të gjithë atyre që punuan për shndërrimin e IBAS nga një ide në platformë, Yll Qarkaxhiu falënderoi jurinë për vlerësimin. “Me IBAS jemi munduar që të krijojmë diçka që është realizuar në vendet më të zhvilluar në botë, në mënyrë që edhe trojet shqiptare të kenë një platformë të tillë”, tha ai. Ndërkaq, themeluesi i këtij institucioni financiar dhe arkitekti i zgjidhjes IBAS, Gazmend Selmani, potencoi se ky IBAS është rezultat i punës shumëvjeçare të të gjithë personelit të IBAS dhe PBC. “Ky çmim është një rikonfirmim i revolucionit IBAS, i cili, tashmë është nisur për në tregun evropian. Aty ku, edhe ne, denjësisht do t’i shpërfaqim vlerat e vërteta shqiptare”, tha Selmani. IBAS, si i pari i këtij lloji në hapësirat shqiptare mundëson që pagesat, transferet, kredi dhëniet e produktet tjera të kryhen online. Tash e 9-të vite “Albanian ICT Awards” ka për qëllim shpërfaqjen e arritjeve më të mëdha të shqiptarëve në fushën e TIK-ut dhe promovimin e individëve dhe bizneseve të kësaj industrie. / Front Online /

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Ekonomi22 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit. Bislimi ka deklaruar tri banesa, njëra në vlerë...
    Ekonomi21 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Titletown po fillon verën me një koncert falas me këngëtaren-kantautoren Bebe Rexha për të nxjerrë në pah ekspozitën vjetore të ditëve argëtuese...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është i shqetësuar për institucionet e Kosovës pas Raportit të Departamentit...
    Vip23 Prill 2024
    Tuna Sejdiu është shfaqur duke qarë në rrjete sociale, teksa ka shkruar edhe diçka mbi postimin e saj. Por duket se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar, dhe se ka...
    Sport23 Prill 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12...
    Lajme23 Prill 2024
    Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.