Kronika

Ia vodhi kabllon 100 metërshe duke e mashtruar, arrestohet

Ia vodhi kabllon 100 metërshe duke e mashtruar, arrestohet
09:28 | 22 Shtator 2022

Një person është arrestuar të mërkurën në Fushë Kosovë nën dyshimin se kishte mashtruar një person tjetër, duke ia vjedhur një kabllo elektrike.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë.

“Më 21.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për të përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme, ka vendosur në lajthitje viktimën mashkull  kosovar (punëtor sigurimi në kompani) duke i marr një kabllo elektrike rreth 100 metra. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë

Të tjera