×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ia grabiti pasagjerit 2500 euro, arrestohet taksisti në Vushtrri

    FrontOnline
    06 Korrik 2022

    Një person (taksist) është arrestuar pasi të hënën mbrëma duke e dërguar me “taxi” një person tjetër (pasagjer) në destinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për të marr edhe një udhëtar tjetër (bashkëpunëtor) kanë përdor spreji-OC ndaj pasagjerit, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se më datën 05.07.2022, pas një pune hetimore nga hetuesit  e Stacionit Policor Vushtrri në bashkëpunim me Hetimet Rajonale, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar F.I., 31 vjeçar, për veprën penale ,’Grabitje’.

    “Arrestimi i  të dyshuarit është bërë mbi dyshime të bazuara, ku i dyshuari dyshohet se me datën 04.07.2022, rreth orës 21:35, duke e dërguar me ‘Taxi’ viktimën ne distinacionin e kërkuar, dhe në ndalim për te marr edhe një udhëtar tjetër është përdor e spreji-OC ndaj viktimës, nga i cili është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim bëhet e ditur se pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit F.I., 31 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policor, dhe ndaj tij është iniciuar vepra penale ‘Grabitje’./Front Online

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në...
    Lajme18 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë...
    Lajme18 Prill 2024
    Mosmbajtja e zotimeve të kryeministrit, Albin Kurti, ndaj bashkësisë ndërkombëtare është shkaku që draft-statuti i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...
    Lajme18 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje votoi për rekomandimin e anëtarësimit të Kosovës. Tani për këtë vendim...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria Coudenhove-Kalergi. Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Prindon...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Lajme18 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në stërvitjen e Forcave të Armatosura Serbe ‘’Whirlwind 2024’’, Peshter. Pjesëmarrja e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.