×
  • Lajme
  • Lajme

    Ia dha shitësit 100 euro të falsifikuara, i akuzuari nuk pranon fajësinë

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2021

    Në Gjykatën Themelore në Gjilan, i akuzuari I.Z nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale “Falsifikim i parasë”, i akuzuar nga prokuroria se me dije e ka vë në qarkullim paranë e falsifikuar kartëmonedhën prej 100 euro.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Bahtije Ademi, i akuzuari ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohet me arsyetimin se nuk ka qenë në dijeni se kartëmonedhat kanë qenë të falsifikuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pasi që i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me fjalën hyrëse të prokurores Ademi, e cila ka deklaruar që aktakuza është e bazuar mirë në të gjitha provat materiale, se i akuzuari e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet.

    Mbrojtësi i të akuzuarit, avokat Shefqer Xhelili ka deklaruar që me provat e përmendura në aktakuzë nuk mund të vërtetohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet.

    Ai propozoi që aktakuza e prokurorisë të hudhet poshtë dhe i pandehuri të lirohet.

    I akuzuari I.Z ka deklaruar që në tërësi e mbështet fjalën hyrëse të mbrojtësit të tij.

    Tutje, shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me procedurën provuese.

    I dëmtuari në cilësinë e dëshmitarit A.M, ka deklaruar që me të akuzuarin më parë nuk ka pasur mosmarrëveshje.

    “Ne pothuajse në mes veti çdo ditë ndërrojmë para. Ka ndodhur që Iliri të ndërroj para me shumë 100 – 200 euro me kartëmonedha më të vogla”, ka deklaruar i dëmtuari Murtezaj.

    “Unë kam shkuar në bankomat të NLB në qendër të Gjilanit, kam bërë deponim të parave 1450 euro, bankomati me rastin e deponimit të parave i ka pranuar të gjitha, dhe më pas ma ka dal një letër nga bankomati ku shkruhej monedhë e dyshuar, false, duke kërkuar që të lajmërohem në qendër”, ka thënë dëshmitari.

    Po ashtu, dëshmitari ka shtuar se kontakti i fundit atë mbrëmje ishte me I. dhe dyshimi lindi tek ai. “Unë përveç 100 euro të dhëna nga I., i kam pasur edhe gjashtë nga 100 euro tjera. Të nesërmen kam shkuar në bankë, e që përgjegjësit e bankës rastin e kishin lajmëruar në polici”, ka thënë dëshmitari.

    “Unë nuk mund të jem 100% i sigurt se në ditën kritike i akuzuari I.Z të me ketë dhënë kartëmonedhën e falsifikuar, sepse nuk e kam verifikuar në detaje”, ka përfunduar ai.

    Ndërsa i akuzuari ka deklaruar që “në ditën kritike kur ka ndodhur rasti një klienti ka ardhur tek unë dhe ka blerë mall, me që rast mua m’i ka dhënë 100 euro. Unë me që nuk kisha të holla, të njëjtat para që më i dha klienti shkova tek A. në kafiteri, ai i verifikoi parat dhe më tha që është në rregull”.

    “A. të nesërmen më ka shkruar dhe më ka kërcënuar duke më thënë se 100 euro që me i ke dhënë kanë qenë false. Unë i kam thënë që nuk ka mundësi që ato 100 euro të jenë false, pastaj A. ka shkuar në polici, ka ardhur pastaj tek unë më ka kërkuar 100 euro,” ka thënë i akuzuari.

    Po ashtu ka shtuar se, ai ka biseduar më vëllai e A. për të i treguar rastin. Ai më tha jepja 100 euro A. që mos me pas më probleme e pastaj unë të i jap ty, unë pastaj ja kam dhënë ato para”.

    Për shkak të angazhimit të prokurores seanca e sotme u ndërpre, e cila u shty për 10 dhjetor të këtij viti.

    Ndryshe, sipas aktakuzës, më datën 15.12.2020, në Gjilan, në rrugën Prishtinës, i pandehuri I.Z me dije e ka vë në qarkullim paranë e falsifikuar dhe atë kartëmonedhën prej 100 euro në atë mënyrë që në lokalin e të dëmtuarit A.M, kartëmonedhën prej 100 euro, e ka ndërruar – thyer me të dëmtuarin në kartëmonedha me të vogla, ashtu që pas verifikimit nga Njësiti i Krim Teknikës ka rezultuar se paraja e vënë në qarkullim nga i pandehuri është e falsifikuar.

    Ai po ngarkohet nga prokuroria për veprën penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. /BetimipërDrejtësi

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës....
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...
    Lajme28 Mars 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror. Në agjendë është e konfirmuar edhe diskutimi për...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...
    Sport28 Mars 2024
    Toni Kroos raportohet se ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Real Madridin. Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti....
    Lajme28 Mars 2024
    Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut do të jetë derë e re për drejtësi për shtetasit e Kosovës, nëse vendi anëtarësohet...
    Lajme28 Mars 2024
    Gjatë sesionit të paradites, ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes u mor në pyetje nga gjyqtari Guénaël Mettraux i cili e pyeti lidhur me një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.