[wp-story]

Bota/Rajoni

I zhdukur prej më shumë se një jave, gjendet 17-vjeçari nga Gjirokastra

I zhdukur prej më shumë se një jave, gjendet 17-vjeçari nga Gjirokastra
22:15 | 17 Dhjetor 2019

Një 17-vjeçar nga Libohova, Gjirokastër, i cili ishte zhdukur prej më shumë se një jave, pa lënë asnjë gjurmë, është gjetur mbrëmjen e sotme.

17-vjeçari punonte si bari në fshatrat e Dropullit, ndërsa u gjet në një stan të fshatit Gjashtë në Sarandë, pas raportimeve te banorëve që kishin parë njoftimin për zhdukjen e tij në media.

17 vjecari

Mësohet se i riu kishte shkuar për të kërkuar punë dhe kjo nuk është hera e parë që ai largohet nga shtëpia pa lënë adresë.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera