[wp-story]

Lajme

I tha “Ulu aty”, Armend Muja i kërkon falje publike asistetes

I tha “Ulu aty”, Armend Muja i kërkon falje publike asistetes
22:10 | 21 Prill 2021

Deputeti i VV-së, Armend Muja, i ka kërkuar falje asistentes së tij për sjelljen e treguar sot gjatë mbledhjes së Komisionit  për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Armend Muja, i cili njëherit është edhe drejtues i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka drejtuar sot një prej mbledhjeve të këtij Komisioni, ku në një rast është parë duke u sjellë vrazhdtë me një prej asistenteve që gjendej brenda mbledhjes.

Ka qenë duke folur shefi i deputetëve të PDK’së, Bedri Hamza, kur asistentja i është ofruar Mujës për t’i thënë diçka, derisa ky i fundit e ka injoruar plotësisht duke ia bërë me dorë që të kthehej në vendin e saj.

“Ulu aty”, dëgjohet teksa i thotë Muja.

“Reagim. Ngjarja e sotme në takimin e Komisionit për buxhet, punë dhe transfere e shkëputur në media e cila portretizon komunikimin tim me zyrtaren e Komisionit, është një ngjarje me të cilën nuk dua të karakterizohet personaliteti im. Gjatë seancës një nga zyrtaret e Kuvendit po propozonte forma se si të tejkalohej një ngërrç ndërmjet kërkesës së RTK-së për votim të shpejtë të raportit tremujor të shpenzimeve dhe nesh për një raport më të detajuar para votimit.  Këto diskutime krijonin pak vështirësi në mbarëvajtje të seancës dhe diskutimeve nga deputetët”, shkruan ai në Facebook.

Ai thotë se rrethanat nuk e arsyetojnë sjelljen e tij në atë mbeldhje.

“Rrethanat të cilat sollën tek sjellja ime ekspresive, nuk e arsyetojnë atë, përkundrazi janë mësim të jem shumë më i kujdesshëm dhe respektues ndaj stafit ndihmës të Komisioneve funksionale të Kuvendit. Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike punëtores së administratës së Kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të radhës. Në poziten e Kryetarit të Komisionit do të jem bashkëpunues dhe i hapur për të gjithë, deputetët, punëtorët e Kuvendit, mediat, shoqërinë civile dhe gjithë qytetarët e Republikës. Puna që kemi para vetit është me përgjegjësi të madhe, andaj edhe kujdesi ndaj tjerëve duhet të jetë i madh”, shtoi Armend Muja.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera