×
  • Sport
  • Sport

    I sulmuan disa tifozë të rinj në tribunë, Federata e Volejbollit i suspendon nga të gjitha garat 6 lojtarë të Pejës

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Federata e Volejbollit e Kosovës ka marrë sot vendim që të suspendojë gjashtë lojtarë të KV Peja.

    Arlind Kabashi, Leotrim Mujaj, Agron Nikqi, Dardan Husaj, Kaltrim Berisha dhe Gazmend Husaj pas humbjes 3:2 në finale të Kupës së Federatës nga KV Ferizaj, u ngjitën në tribuna dhe i sulmuan disa tifozë të KV Ferizajt.

    Madje, sipas një reagimi nga Këshilli Organizativ i këtij turneu, tifozët ishin të mitur.

    Volejbollistët në fjalë janë suspenduar nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FVK, përfshirë ato ndërkombëtare në bashkëpunim me federatat partnere. Ky pezullim mbetet në fuqi deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

    Reagimi i plotë i FVK-së:

    Federata e Volejbollit të Kosovës po trajton incidentin në ndeshjen e Kupës FVK-së, Peja – Ferizaj

    Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) shpreh shqetësim për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së Kupës së FVK-së mes ekipeve Peja dhe Ferizaj. FVK ka nisur menjëherë procedurat për trajtimin e kësaj çështjeje dhe po bashkëpunon ngushtë me organet kompetente për një zgjidhje të drejtë dhe transparente.

    Në përputhje me rregulloret, Komesari i Garave ka vendosur që gjashtë lojtarët e përfshirë në incident:

    • Arlind Kabashi,

    • Leotrim Mujaj,

    • Agron Nikqi,

    • Dardan Husaj,

    • Kaltrim Berisha, dhe

    • Gazmend Husaj,

    të suspendohen nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FVK, përfshirë ato ndërkombëtare në bashkëpunim me federatat partnere. Ky pezullim mbetet në fuqi deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

    Komisioni Disiplinor pret deponimin e deklaratave nga të gjithë lojtarët e përfshirë, si pjesë e procesit hetimor që do të çojë në nxjerrjen e vendimit përfundimtar.

    FVK riafirmon përkushtimin e saj për të ruajtur integritetin e sportit dhe dënon ashpër çdo sjellje që cenon vlerat e lojës dhe të komunitetit sportiv. Për çdo zhvillim të mëtejshëm, opinioni publik do të njoftohet në kohën e duhur.

    Federata e Volejbollit e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport22 Janar 2025
    Bazuar në renditjen aktuale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vendin e parë dhe Barcelonën në vendin e dytë, Blaugranat mund...
    Sport22 Janar 2025
    Barcelona solli Dani Olmon verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë të paktën 55 milionë euro nga RB Leipzig, por duke...
    Sport22 Janar 2025
    Të gjitha biletat që ishin në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley”, për ndeshjen e parë kualifikuese Angli–Shqipëri, janë shitur. Kështu...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe sende të tjera të dyshimta gjatë një...
    Vip22 Janar 2025
    Xumi Allushi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, u eliminua dje pas një nominimi kokë më kokë me Eglin,...
    Lajme22 Janar 2025
    Kosova ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë kryeministri...
    Lajme22 Janar 2025
    E para kritikë nga Administrata e Donald Trump karshi qeverisë kosovare erdhi nga Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell ndaj...
    Lajme22 Janar 2025
    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës. Rastin për Front Online e...
    Lajme22 Janar 2025
    Ka shkuar në 76 numri i të vdekurve pas tragjedisë që ndodhi në Turqi, ku zjarri përfshiu një hotel. E në lidhje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.