[wp-story]

Kronika

I shkaktoi vdekjen një personi për shkak të punimeve pa standarde, gjobë pronarit të kompanisë

I shkaktoi vdekjen një personi për shkak të punimeve pa standarde, gjobë pronarit të kompanisë
14:21 | 14 Janar 2020

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me gjashtë muaj burgim pronarin e një kompanie nga Petrova e Prizrenit, R.XH. për shkaktimin e vdekjes së një personi nga pakujdesia dhe puna jashtë standardeve.

Gjatë ndërtimit të një muri rrethues të një shtëpie të nga pakujdesia, i pandehuri si përgjegjës i pompës së betonit apo cisternës, gjatë zbrazjes së betonit, krani i pompës bie në kontakt me telat e tensionit të lartë të rrymës duke e lënë të vdekur SH.G.

I ndjeri fillimisht është dërguar në spitalin rajonal në Prizren, e më pas ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Dënimi i shqiptuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej gjashtë muaj i njëjti mund të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2500 (dymijepesëqind) euro, krahas dënimit kryesor gjykata i shqipton edhe dënimin plotësues dhe atë ndalimi i drejtimit të automjetit – kamionit me cisternë-betoni të kategorisë së caktuar “C” në kohëzgjatje prej 1(një) viti”, thuhet në deklaratë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me datën 26.06.2019 rreth orës 14:00 në Prizren.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera