×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I nxehti i lë vendin acarit e borës / Pas Evropës, vjen radha e rajonit të Ballkanit

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Moti i ngrohtë do t’i lërë vendin borës dhe acarit në fundjavë në rajonin e Ballkanit, ndërsa një front i ftohtë po mbështjell atë.

    Temperatura shumë të ulëta priten në Itali, Greqi dhe vendin tonë po ashtu, duke nisur nga e shtuna dhe kjo valë të ftohti do të vijojë të paktën deri në mesin e javës së ardhshme, për shkak të mbërritjes së një fronti të ftohtë, iquajtur “Medea”. Masat e ajrit të ftohtë që gjenden aktualisht mbi Evropën qendrore dhe veriore, po zbresin tashmë më në jug dhe do të prekin rajonin e Ballkanit të shtunën, me temperaturat që do zbresin deri në -10 gradë celsius dhe reshje të pazakonta bore.

    Ndërsa Evropa qendrore dhe ajo veriore u prekën këtë javë nga acari dhe dëbora, me probleme të mëdha të shkaktuara në Gjermani, Britani, Ceki dhe vende të tjera, radha tani i ka ardhur Moskës, ku nga orët e para të së premtes janë regjistruar reshje të mëdha dëbore, që ekspertët thonë se do të thyejnë edhe rekordet e deritanishme.

    Edhe në Kiev të Ukrainës, trafiku është rënduar shumë për shkak të reshjeve të dendura të borës ndërkohë që me shkollat të mbyllura, fëmijët kanë nxituar të shfrytëzojnë situatën dhe të bëjnë ‘snowboard’ në sheshet e qytetit.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.