×
  • Lajme
  • Lajme

    I mbijetuari i masakrës së Shtuticës: U plagosa me pesë plumba, tre i nxjerra pasi u lirova

    FrontOnline
    30 Prill 2021
    “Ne ishim 27 vetë dhe u ngritëm vetëm gjashtë prej nesh. Do të thotë 21 janë vrarë në atë vend. Unë aty edhe jam plagosur. Në atë moment trupi i nxehtë fort s’kam ndjerë dhimbje”.

    I mbijetuari i masakrës në fshatin Shtuticë, Rifat Bilalli, ka rrëfyer për tmerrin që e ka përjetuar 22 vjet më parë.

    Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se është plagosur me pesë plumba nga forcat serbe dhe tre prej tyre ende i mban si kujtim.

    “Më 30 prill në orët e hershme posa u zgjuam, nga të gjitha anët ishim të rrethuar. Në këto dy fshatra kishte kohë që ishin grumbulluar një numër i madh i familjarëve të fshatrave tjera”.

    “Ne morëm vendim që gratë, fëmijët dhe pleqtë të vijnë në këtë shkollë, kurse meshkujt të strehohen nëpër pyll”.

    “Banorët ishin në panik, kështu që janë vendosur dhe strehuar aty ku ua ka marrë vet mendja atyre se janë më të sigurt”.

    “Isha i plagosur me pesë plumba – prej të cilëve tre i nxjerra pasi u lirova. U plaguam në anën e Izbegut tek Gurët e Bardhë. Ne vetëm u strehuam atje pasi menduam që ishim më të sigurt”.

    “Një komandat i tyre, thotë shikoni një lug aty është një gropë mos ka diçka. Pa i përfunduar fjalët, atë veç ishin afruar duke bërtitur [Evo teroristi] dhe kanë filluar të gjuajnë breshëri plumbash mbi ne”.

    Bilalli ka treguar se një mësues i gjuhës shqipe në atë moment ka bërtitur ” ne nuk jemi terroristë, por jemi civilë”.

    “Ne ishim 27 vetë dhe u ngritëm vetën 6 vetë. Do të thotë 21 janë vrarë në atë vend. Unë aty edhe jam plagosur. Në atë moment trupi i nxehtë fort s’kam ndjerë dhimbje”.

    “Kur jemi ngritur në këmbë, djali i vëllait veç kishte vdekur. Pastaj ia kanë dhënë edhe nga një breshëri plumbash”.

    “Na dërgojnë më lartë dhe atje na i marrin të gjitha gjësendet dhe ashtu na nisin pyllit përpjetë. Kur shkuam në një vend 40 metra përmbi aty u takuam me një ushtarak serb, ai veç sa i kish pas vrarë një plak, ata i ofendonin udhëheqësit tanë Rugovën dhe Thaçin”.

    “Pas 47 ditësh që u liruam si rob lufte, pas tre ditësh kam shkuar në spital dhe dy plumba i kam nxjerrë afër boshtit të kurrizit dhe në kraharorë dhe një tjetër e kam nxjerrë pas një jave. Unë i ruaj plumbat këtu”.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, në...
    Lajme23 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, është zotuar se pagat do të...
    Lajme23 Janar 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se disa kandidatë për deputet e kanë të siguruar mandatin në...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, ka thënë se si asnjëherë më...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Havolli, ka ndarë kujtime nga Bregu i Diellit, lagjja ku ka kaluar shumicën e jetës së...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Idriz Vehapi viziton kapitenin legjendar të KF Rahovecit, Muhamed Shehu - Meda, i cili është i shtrirë në spital pas një intervenimi...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala është takuar me miq dhe veteranë partisë, për të cilët ka thënë se mbajtën mbi...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, pas tubimit të jashtëzakonshëm në Shtime, thotë se përkrahja në atë...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidat i PDK-së për deputet, ka takuar sot dajtë e prindit të tij, Jakup Krasniqit. Nga ta ai ka marr...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.