Lajme

I kërkoi biçikletën por s’ia dha pastaj e rrahu, Gjykata merr vendim për ferizajasin

I kërkoi biçikletën por s’ia dha pastaj e rrahu, Gjykata merr vendim për ferizajasin
18:40 | 08 Maj 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.J. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 lidhur me nenin 31 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal – Hakile Ilazi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 7 maj 2021 në një fshat në Ferizaj, pasi i pandehuri ishte nisur për të shkuar në xhamin e fshatit për të marrë hoxhën, në rrugë e sipër kishte takuar të dëmtuarin D.M dhe dy persona të tjerë, i cili u kishte kërkuar biçikletën, por të njëjtit nuk ia kishin dhënë. I pandehuri ishte bërë nervozë dhe së bashku me djalin e tij kanë
sulmuar fizikisht të dëmtuarin, fillimisht duke e goditur me grushte në nofull, pastaj në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit me ç’rast i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka ka marr edhe ndihmën mjekësore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata po ashtu vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale,, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se i njëjti të gjendet në liri, mund të përsërisë vepra penale të njëjta apo të ngjashme./FrontOnline

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera