[wp-story]

Lajme

“I ke vendosur blloqet në zonën time”, si nisi sherri në Prishtinë që përfundoi në masakër

“I ke vendosur blloqet në zonën time”, si nisi sherri në Prishtinë që përfundoi në masakër
23:11 | 05 Shtator 2019

Familjet Rafuna dhe Mehmeti janë bashkëpronare të ndërtesës në Prishtinë dhe për të cilën kanë patur konflikte, çka solli edhe masakrën me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Së fundmi, Zyra e Kadastrës në Komunën e Prishtinës kishte bërë edhe ndarjen e hapësirave që u takon secilës prej familjeve, por mesa duket konflikti midis tyre nuk ishte shuar.

Sipas asaj që raporton “Indeksonline”, sherri ka nisur pasi një anëtar i familjes Mehmeti kishte vendosur disa blloqe pllakash në zonën e familjes Rafuna.

“Familja Mehmeti i kishte vendosur disa blloqe në megjën (zonën) afër familjes Rafuna. Njëri prej anëtarëve të familjes Rafuna ka larguar me shqelm blloqet e vendosura duke thënë se ‘i ke vendosur në megjën time.”

Konflikti ka vijuar dhe anëtarët e familjes Mehmeti kanë goditur fizikisht një anëtar të familjes Rafuna. Më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Dy persona mbetën të vdekur nga plumbat, ndërsa dy të tjerë vijojnë të jenë në spital në gjendje kritike. Policia ka arrestuar deri më tani dy persona.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera