Gjendja e dy personave që u plagosën nga një zyrtar policor në fshatin Glloboqicë të Dragashit është stabile.
Këtë e ka konfirmuar për KlanKosovën mjeku kujdestar në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti, ku edhe të plagosurit janë duke u trajtuar.
“Rreth orës 17:40 në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë pranuar dy të plagosur me armë zjarri. Pasi janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Emergjencë pacientët në konsultim me kirurgun kujdestar, përkatësisht ortopedin, janë pranuar për tretman të mëtutjeshëm në spital. Trajtimi i tyre ende vazhdon në repartet përkatëse”.
“Njëri prej pacientëve i ka plagët në regjionin e barkut, derisa tjetri në regjionin e kofshës së djathtë”.
Ai ka konfirmuar se të dy të plagosurit i janë nënshtruar operimeve dhe tani janë në gjendje stabile.

Të tjera
-
23:15 | 19 Prill 2021
-
23:14 | 19 Prill 2021
-
23:01 | 19 Prill 2021
-
22:55 | 19 Prill 2021
-
22:38 | 19 Prill 2021
-
22:20 | 19 Prill 2021
-
22:08 | 19 Prill 2021
-
21:51 | 19 Prill 2021
-
21:49 | 19 Prill 2021
-
21:32 | 19 Prill 2021
-
21:31 | 19 Prill 2021
-
21:20 | 19 Prill 2021